Fundamenti

Karota dhe vetitë kuruese të saj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Karota u kultivua për herë të parë në Afganistan dhe ishte e njohur që në lashtësi. Mjeku i lashtësisë Hipokrati, e përdorte atë si tonifikues për stomakun dhe sistemin tretës.

Gjatë viteve ’60, disa shkencëtarë rusë zbuluan tek karota një substancë të quajtur Daucarine, e cila kishte aftësinë të zgjeronte enët e gjakut, sidomos në zonën e kokës, duke ndihmuar kështu në evitimin e episodeve kardiake.

Në Rusi, akoma edhe sot mjekët u këshillojnë pacientëve lëng karote me mjaltë, për të luftuar kollën dhe të ftohtin.Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin.

Eco Higjiena

Ajo përmban një substancë të quajtur b-karoten, e cila përmirëson shikimin, transmeton EO.Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi.

Karota ndihmon gjithashtu në rritjen dhe zhvillimin e enegjisë e vitalitetit të adoleshentëve. Hekuri që ajo përmban, rrit nivelet e hemoglobinës në gjak, duke luftuar aneminë.Kërkimet e fundit kanë provuar se substanca b-karoten mund të ndërpresë veprimtarinë e tumoreve e sidomos të mushkërive dhe pankreasit. Dieta me supë karotash është mjaft e mirë për pastrimin e mëlçisë.Vetitë kuruese të karotës
– Karota hap oreksin dhe rrit sekretimin e lëngjeve gastrike. Është një terapi mjaft e mirë kundër koliteve, irritimeve të zorrëve dhe ulçerave të stomakut.
– Aftësitë diuretike të karotës e mbrojnë fshikëzën e urinës nga infeksionet.
– Karota ka aftësi dizintoksikuese, të cilat ndihmojnë ata persona që vuajnë nga aknet në fytyrë dhe ekzamat.
– Një veti e mrekullueshme e lëngut të karotës, është se ai ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve të mushkërive (gëlbazave), duke e lehtësuar kështu organizmin në raste bronshitesh apo gripi.
– Një gotë lëng karotash gjysmë ore para mëngjesit, ndihmon organizmin e fëmijëve që vuajnë nga parazitët e zorrëve.
– 1-2 karota në ditë ul kolesterolin e gjakut në 10%, duke ndihmuar në mbrojtjen e organizmit nga tensioni dhe sëmundjet kardivaskulare.
– Karota ka edhe një tjetër të mirë pasi i fal shëndet dhe gjallëri lëkurës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.