Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme

Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe siguron ritëm normal.
Murrizi është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar lidhet ngushtë me faktin se murrizi nuk është vetëm një shkurre që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.
Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Mjaftojnë dy gota çaj murrizi në ditë për të arritur efektin e dëshiruar./zeri/