Bytyqi, i lumtur që do të luajë me Cambuur

Sinan Bytyqi është shprehur i lumtur për mundësinë që iu ofrua nga Cambuur. Futbollisti kosovar, Sinan Bytyqi, do të luajë i huazuar deri në fundin e stinorit te FC Cambuur në Holandë.
Për një mundësi të tillë, Sinani u shpreh tejet i lumtur, duke thënë se e di stilin e lojës në këtë vend.
“Trajneri im, Patrick Vieira, erdhi dhe më tregoi për Cambuurin. Unë isha i entuziazmuar sepse e njihja futbollin holandez dhe e di se ky stil i lojës më përshtatet”, u shpreh Bytyqi.
“Unë e ndoqa mikun tim Rusnak, andaj e di se çfarë klubi është Cambuur”, shtoi tutje talenti kosovar.