ARKATANA

Bytyçët do të prishin marrëdhëniet SHBA – Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Po qe se Serbia nuk i gjen përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi – Agron, Yll dhe Mehmet nga brigada e Atlantiku e UÇK-së, do të dëmtohen seriozisht marrëdhëniet me SHBA.

Siç theksohet në rezolutën e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan më 22 tetor, “përparimi në zgjidhjen e këtij rasti ose mospasje të rezultateve duhet të mbeten faktor me rëndësi për përcaktimin e marrëdhënieve të mëtejme ndërmjet SHBA dhe Republikës së Serbisë”, transmeton Danas i Beogradit.

Në rezolutën numër 61 theksohet se askush deri më tash nuk është përgjigjur për vrasjen e tmerrshme të shtetasve amerikanë, vëllezërve Bytyçi në Petrovo Sello në vitin 1999, ose “për cilëndo vepër penale lidhur e vrasjen e tyre”.

Rezoluta kërkon që zbulimi i vrasësve duhet të jetë prioritet në zgjidhjen e këtij problemi e propozon edhe ndihmë amerikane financiare e profesionale për të.

FIDANISHTJA

Në rezolutën tri faqe analizohet rasti Bytyçi, kush janë vëllezërit Bytyçi, likuidimi i tyre në gjysmën e parë të qershorit të vitit 1999 në Petrovo Sello.

Bytyçët janë vrarë me plumb në kokë dhe janë hedhur në varrin masiv me 70 të vrarë të tjerë.

Rezolutën e propozuan kongresistët republikanë Eliot Engel dhe Michel Greem.

Në marsin e vitit të kaluar Gjyqi serbi i Apelit pati liruar nga akuza për këtë vrasje policët Sreten Popoviq dhe Milosh Stojanoviq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.