GRANDEMALL

Bylbylat e Gollakut

/ 7 minuta lexim
GRANDEMALL

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi
1.
Do t’ ju këndoj burrave t’ konakut –
Për bylbylat e Gollakut ,
Që i dolën këngës hakut ,
Veç prej gëzimit e merakut !

2.
Gjeneratat brez pas brezi –
Kënga e vallja flakë i ndezi !
Amanet , na e lanë të parët –
Që t’ ia ruajmë kombit thesaret !
3.
Do t’ iu shkojmë katundeve mbarë –
Instrumentistë edhe këngëtarë ,
Që e kanë dashtë këngën me zemër ,
N’ këtë Malësi , që kanë lanë emër !
4.
Në Tugjec – Mehmet Hatolli ,
Ishte i njohur nga mbarë trolli –
Mjeshtër surlesh pa mahi ,
Ishte i njohur n’ këtë nahi !
5.
Zenel Krasniqi, ai varfanjak –
Kavallist – legjendë n’ Gollak !
Kur i binte ai , kavallit –
Gurë e dru rrëzonte prej mallit !
6.
Dhe shumë tjerë n’ mëhallë të Kurtit –
Trashëgimtarë prej një trungit !
Hamdi Xhemën , me mezhnica –
Seç e njihte Kamenica !
7.
Sadri Krasniqi e Selman Kosumi –
Me kavalle si valë lumi !
N’ çifteli e me sharki –
Këndoi Ejupi me vëllazëri !…
8.
Me Muharremin e Sylejmanin –
Me mjeshtri kënduan mekamin !
Jakup Krasniqi me t’ vëllain Rrahmanin –
Sa krenarë kënduan vatanin !

9.
Shumë talent kanë dhanë këto treva ,
Ndër ta është Enver Pireva !
Shumë punuan e u munduan ,
Këngën shqipe kurrë s’e shuan !
10.
Lind n’ Tugjec – në Obërshinë ,
I pari këndoi n’ Radio Prishtinë !
Demir Krasniqin, si këngëtarë –
Sot e njeh gjithë mbarë !
11.
Si këta djem t’ fisit Krasniqi –
N’ Busavatë – Selman Maliqi !
Ky rapsod me zemër t’ dëlirtë –
Këngës shqipe i dha shpirt !
12.
Atje poshtë, n’ fshatin Meshinë –
Meloditë n’ kavall i shkrinë !
Mjeshtri i madh – Shefki Krivaça ,
Pleq e t’ rinj thoshin u kënaqa !
13.
Fyell , kavall edhe mezhnica –
Shumë talentet ka dhanë Gëmica !
Për talentet e lagjes Matoshi –
Ndjeu Mirëdita e Taraboshi !…
14.
Për Hesetin e Ramadanin ,
Për Hetemin e Xhemajlin …
Sanije Matoshi , kjo bijë Malësie –
Është artiste mbarë Shqipërie !
15.
N’ fshatin Sfircë , ku rriten pisha –
Bukur këndoi Bajram Berisha !
Rapsod , mjeshtër Selajdini –
E ndjeu Drenica e Dukagjini !…
16.
N’ Gollak t’ Ulët , kah Jabllanica –
Shumë talent na ka dhanë Sfirca !
Abdurrahmna Sfirca , ai aktivist –
Ish rapsod , instrumentist !…
17.
Djali i tij , ai Muhameti –
Banë muzikën për lezeti !
Nga Sijarina – Remzi Jakupi ,
Këngën shqipe kurrë s’e hupi !

18.
Në këto troje s’ pushon avazi –
Fyell , kavall – Kadri Abazi !
N’ rapsodi këngës prini –
Ai bylbyl – Imer Emini !
19.
Qazim Beha , këngëtarë me emër –
Këngës shqipe i dha zemër !
Pastaj vijnë vëllezërit Aliu –
Këtë traditë që e ripërtëriu !…
20.
Jetullahu, Zogu e Abazi –
Si bylbylat prej kafazi !
Kënduan këndshëm pa përtesë –
Këngës shqipe i dhanë shpresë !
21.
Në Zejçec , këngën e shprishi –
Ai rapsod – Hajdin Munishi !
Bashkë me te dhe Ibrahimi –
Rritej kënga , rritej gëzimi !…
22.
Dhe Mihrija me Pashijen –
Këngës sonë ia shtuan shijen !
Prej rapsodëve të këtij veni –
Mbahet mend Avdullah Hyseni !
23.
Selman Isufi e Hajrullah Veliu –
N’ çdo gazmend këngës i priu !
Bashkë me ta , Malush Ajeti –
Kënduan gjithmonë si është adeti !
24.
Nga ky fshat , motrave Selmani –
Larg e larg iu ka shkua zani !
Kënduan bashkë këto malësore ,
Me traditat shekullore !
25.
Fshat i bukur Kremenata –
Dha talent n’ shumë gjenerata !…
Prej këtu ish Beqir Prelezi –
Do ta mbajnë mend brez pas brezi !…
26.
N’ çifteli tingujt i shkrinë –
N’ çdo program n’ Radio Prishtinë !
Rexhep Hajrizi e Hajdin Jashari –
N’ çiftelia luanin për së mbari !

27.
Mjeshtër ishte Muharremi –
Mirë e dinte ku është dyzeni !
Bashkë me vëllezër këngës i priu –
Ai rapsod – Xhavit Kadriu !
28.
Me Kosumin dhe Rexhepin –
Mirë ia dhanë këngës yrnekun !
Kremenata – vend i dritës ,
Ishte djepi i muzikës !
29.
Këngën tonë e ripërtëriu –
Ai rapsod – Jeton Fetiu !
Lind e rritë në Kremenatë –
I dhëntë Zoti, jetë të gjatë !
30.
N’ Gjyrishec , ku çmohet puna –
Ishte lind Ylfete Rafuna !
Nga këto male si gjeraqinë –
Këngëtare n’ Radio Prishtinë !
31.
Në Dazhnicë , në odë te baci –
Mirë këndon Halim Gërbaci !
N’ fshatin Zhujë , rapsod ma i pari –
Na ka dalë Qazim Hajdari !
32.
Atje lartë nën maje t’ Kitkës ,
Janë talentet e Poliçkës –
Njazi Vokshi e Zenel Vokshi ,
Nuk harrohet Shabi Vokshi !…
33.
N’ oda t’ burrave , n’ ballë oxhaku –
Me kavall – Mehedin Bunjaku !
Violina e parë nga Gollaku –
Ishte mësuesi – Rexhep Bunjaku !
34.
Rapsod , si Sejdë Velegllava –
S’ pat Gollaku, as Morava !…
Me kavall e me mezhnica –
Ishte Hajredin Mushica !
35.
Atje n’ fshatin Kronidell –
Shumë talent lanë gjurmë të thellë !…
Behlul Leka e Halil Leka –
Me kavalle i zinte dreka !…

FITORJA

36.
Fehmi Leka me sharki –
Trasoi rrugën për vëllazëri !…
Si Remziu e Fejziu ,
Adnan Leka i ripërtëriu !…
37.
Vjen me radhë këngëtarë – Besimi ,
N’ çifteli – mjeshtër Afrimi !
Gurrë rapsodësh prej tabani –
Ishte Familja Shabani !
38.
I pari priu Qazim Shabani –
Ndër rapsodë , ai , emër bani !
Vjen Sabiti e Ismeti ,
Vjen Besimi – gojë sherbeti !
39.
Dhe pas tyre vjen Lindita –
Këngës sonë iu shtua rrita !
Jem krenarë me këto tradita –
N’ trojet tona shkëlqen drita !
40.
Edhe fshati i Desivojcës –
Shumë bylbyla i dha Kosovës !
N’ ato pllaja , n’ ato kodra –
Bilbileshë – Sadete Shkodra !…
41.
Kur këndon Sirie Gagica –
Seç krenohet Kamenica !
Ndjeu Kosova e mbarë Drenica –
Atë bylbyl – Nazim Gagica !…
42.
Do t’ kujtohet Murat Surdulli –
Kavallisti i këtij trualli !
Florim Gagica , për mrekulli –
Luan bukur me çifteli !
43.
Nga Zarbinca – Besim Limani ,
Bylbyl kënge – nëna e bani !
Fluturoj larg si sokol mali –
Gjithë çka pat – këngës ia fali !
44.
N’ çifteli, kavall, mezhnica –
Është e njohur Kosovica !
Shtyllë folklori prej Gollaku –
Ishte Familja Bunjaku !…

45.
Rrahman Bunjaku , ai skofiar –
Kavallist e fyell i parë !
Murat Bunjaku , ai qejfli –
Ishte mjeshtër për çifteli !…
46.
Nga Bunjakët , porsi shqipja –
Me këngë t’ bukura , priu Taibja !
Këndojnë Nazifja dhe Merita –
Këngës sonë i shtohet rrita !
47.
Nga Strezoci – Xhavit Sadiku ,
Bashkë me te, i vëllai Refiku –
Ia thonë këngës dhe muzikës ,
Ruajnë melosin e traditës !
48.
Si shumë fshatra nga këto treva –
Është krenare sot Krileva !
Nevrije e Nazmije Demolli –
Mrekulli – këngës na i solli !
49.
Gani Demollit , nga Gllogovica –
Seç ia ka lakmi Drenica !
Nuk e lëshon sharkinë prej dore –
Mbanë gjallë jetën kulturore !
50.
N’ Prapashticë , këngës i prini –
Ismail e Jahir Nuredini !
Krahas këngës dhe krijimi –
Ishte Ejup Ibrahimi !…
51.
Jehoi Zllashi e Lisica –
Këndoi Mihrije Prapashtica !
Me këngët që këndoi Mihrija –
Është krenare gjithë Malësia !
52.
Në Marec , këngës i priu –
Fejzullah e Riza Musliu !
Bashkë me ta , Behram Canolli –
Dashurinë në këngë e mbolli !
53.
N’ çifteli , Fatmir Makolli –
Është legjenda e këtij trolli !
Kur e merr çiftelinë n’ dorë –
Seç i shkrinë malet me borë !

54.
Në Mramor , atje rranzë Zllashi –
U lind rapsodi – Muharrem Gashi !
Zeman Gashi , me sharki –
Këndonte këngë, bënte mahi !
55.
Zejnullah Bajramin, nga Slivova –
Mirë e njohu krejt Kosova !
Bija e tij – Arta Bajrami ,
Zë i artë , me emër nami !
56.
Nga Grashtica – Shaip Berisha ,
Burrë urtak , rapsod pa bishta !
Nga ky fshat – Lulëzim Krasniqi ,
Me mjeshtri këngën qëndisi !
57.
Naim Abazi , n’ Keçekollë –
Këndoi ëmbël me zë t’ hollë !
Nga Koliqi – Faik Binaku ,
Këndoi këngët prej meraku !
58.
Ishte Ajvaz Matiçani ,
Me melos si e do vatani !
Mjeshtër fyelli e kavalli –
N’ çdo aheng , harenë e ngjalli !
59.
Për bylbylat në Gollak –
Fort po drojë , mos po u hy n’ hak ?!
E di mirë , se ka shumë tjerë –
Do t’ përmenden tjetër herë !

Gjilan, më 05.08.2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.