Fundamenti

Buzhala sulmon Ramë Bujën, ia konteston edhe doktoratën

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Janë bashkëpartiakë, por deputeti i PDK-së Berat Buzhala po kërkon nga ministri Ramë Buja që të dorëzojë i pari temën e doktoraturës në një Komision parlamentar, të cilin Buzhala po pretendon që do të themelohet së shpejti.

Megjithëkëtë, deputeti i PDK-së, po dyshon edhe në kualitetin e temës së doktoraturës së ministrit Ram Buja, që sipas tij, më shumë është Memuare se sa një studim doktorature.

“Gjendja ne arsimin e larte”, me theks te veçantë doktoraturat ka qenë tema që është debatuar sot në pjesëmarrjen e mbi 100 studentëve të UP-së. Në këtë debate kanë marrë pjesë profesori Dukagjin Pupovci, prorektori Nuri Bexheti, publicisti Shkelzen Maliqi, deputeti dhe profesori Rame Vataj, deputeti Berat Buzhala etj.

Deputeti i PDK-së Berat Buzhala, raportoi indeksonline, ka thënë se gjëja me e keqe që ka parë ne UP, është kur ka parë duke folur në emër të senatit të UP-së, siç ka thënë ai, rrugaç e ordiner.

“Më e keqja është kur në emër të Senatit të UP-së kamë parë duke folur rrugaç ordiner. Ata njerëz kanë folur për zgjedhjen e rektorit. Ata janë njerëz që kanë shtënë me armë në kafene. Në rastin më të mirë ata kanë mundur të flasin për problemet ne Dubravë, jo në arsim. Nuk munden rrugaç me e vesh petkun e doktorantit të shkencës, nuk mund të bëhen dekanë ata që dyshohen që kanë zhvatur milonja euro. Pra, ju studentët duhet të ngrinë vetë zërin ndajë këtyre gjerave”, tha Buzhala.

Ai ka kërkuar edhe një herë që të gjitha tezat e doktoraturave, të bëhen publike dhe të deponohen në Bibliotekën Kombëtare. E, doktoratat e personave publik thotë që të klasifikohen veçmas. “Pastaj ne do të kërkojmë që në Kuvend të bëhet një Komision për rishikimin e atyre doktoraturave. Fillimisht, kërkojë nga ministri Ramë Buja dhe rektori Ibrahim Gashi që të parët ti dorëzojnë punimet e tyre, dhe se hetimet të nisin nga krerët e arsimit”.

Buzhala tha se disa kandidatë kanë mbrojtur doktoratat e tyre me temat mbi “Rambujen” . Sipas tij, një temë të tillë e ka edhe vetë ministri aktual i arsimit.

Hidromorava

“Kemi shumë teza të doktoraturës për Rambujen. Sipas meje ,Rambujeja në rastin konkret është dashur të ishte një Memuare. Pastaj ka doktoratura, si “Shtimi i vrasjeve në rajon e llapit”. Problemi nuk është se dikush bëhet doktor shkence, por që po dalin mashtrues, dhe se ai mashtrues mundë të certifikojë persona tjerë. Për shembull rasti i ministrit Ram Buja. Ai në panel e ka pasur ministrin Enver Hoxhaj,dhe Enver Hasani, dhe ata e kanë certifikuar doktoraturën e tij për “Rambujen”. Në këtë rasë krimi ose mashtrimi nuk është më i zotit Ramë Buja, por i atyre që e kanë certifikuar atë”, tha Buzhala.

Sipas tij, të gjitha doktoraturat duke filluar nga viti 1991 e deri më tash janë të dyshimta. Ai tha se për vitet 91-99 mëkatet e doktoraturave mbinë mbi LDK-në. Kjo sipas tij, ngase kjo parti u ka dhenë doktorata njerëzve që kanë qenë në pushtete.

“Pas vit 199 është keqpërdoru edhe nga ne, prej PDK-së dhe njerëzve të luftës”.

Nga ana tjetër profesori universitarë Dukagjin Pupovci, ka vlerësuar iniciativën e studentëve për debate, që sipas tij është i pri pas luftës. Ai ka folur për sfidat të cilat po ballafaqohet UP-ja.

“Po thuhet shpesh se studentët nuk dinë të shkruajnë. Nëse ata nuk dinë të shkruajnë, kjo është produkte i gjithë arsimit në Kosovë. Ne nuk mund të themi se e kemi cilësinë të mirë në arsim. Nuk mundë të këtë cilësi të mirë në një shtet që është ndër më të varfrit në botë. Por, në gjithë këtë ka edhe gjera pozitive, e mira e kësaj është se po rritet çdo ditë numri i studentëve që po studiojnë. Në vitit 2003 UP ka pasur diku 27 mijë studentë, ndërsa sot ka mbi 100 mijë”, tha Pupovci.

Pupovci, tha se duhet të dyshohen patjetër edhe temat e doktoraturës. Ai thotë se në to nuk ka shumë plagjiature, por cilësia e tyre është e dyshimtë.

“Më vjen keq edhe se si disa kolegë të mijë vrapojnë pas disa politikave dhe ua japin doktoraturat, vetëm për ndonjë të mirë që ata tua bëjnë fëmijëve të tyre”, thotë Pupovci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.