Buxhet për mësysh

Viti 2014 ka nis bereqetshëm për Qeverinë e Kosovës. Vetëm për tre muajt e parë të këtij viti shteti ka arritur t’i grumbullojë në arkën e vet 310 milionë e 56 mijë euro. Krahas 274 milionë eurove sa ishin arkëtuar në kohën e njëjtë të vitit të kaluar. Krejt këto para kanë ardhur nga taksat dhe tatimet që i kanë paguar qytetarët e Kosovës.
Gjatë kësaj kohe nga Dogana në buxhet kanë hyrë 167.47 milionë euro, ose 12 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Buxhetin e ka rritur për 74.97 milionë euro edhe Administrata Tatimore e Kosovës, ku edhe e ka rritur përformancen për 3 për qind krahas periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.
Krahas kësaj Qeveria e Kosovës gjatë tre muajve të këtij viti ka ulur edhe shpenzimet. Sipas raportit tremujor të buxhetit të cilin e posedon gazeta Tribuna, shpenzimet për përiudhën janar-mars 2014, duke mos llogaritur grantet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim, kanë qenë 268.10 milionë euro, që paraqet ulje prej 8 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak…(Tribuna).