United Hospital

Hykolli në Forumin Rajonal: Zëri i Sindikatave të Kosovës në Evropë

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Mbështetje për Kosovën dhe mundësi për organizimin e forumit të ardhshëm

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, Prof. dr. Atdhe Hykolli, mori pjesë në Forumin e 10-të të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), me mbështetjen e Komisionit Evropian, Fondacionit për Shoqëri të Hapur – të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Forumi dyditor, më 13 dhe 14 maj 2025, në Budvë mblodhi përfaqësues nga sindikatat, organizatat e shoqërisë civile, institucionet e BE-së dhe aktorët ndërkombëtarë, duke theksuar rolin thelbësor të shoqërisë civile dhe partnerëve socialë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe zbatimin e Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale.

Pjesëmarrja e BSPK-së dëshmoi përkushtimin aktiv të sindikatave të Kosovës në proceset demokratike dhe integruese, me fokus në përfshirjen e strukturave të shoqërisë civile në monitorimin dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Instrumentit për Reformë dhe Rritje.

UBT

Gjatë Forumit, Kryetari Prof. dr. Hykolli zhvilloi një takim të veçantë me Kryetarin e EESC-së, z. Oliver Röpke, ku u diskutua mundësia reale që forumi i ardhshëm i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor të mbahet në Kosovë, si një vlerësim për angazhimin demokratik dhe për të thelluar dialogun institucional në vend.

Pjesëmarrësit e Forumit miratuan Rezolutën Përfundimtare, e cila:

  1. Mbështet fuqishëm zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor mbi bazë të meritave, me përfshirje të plotë të shoqërisë civile dhe partnerëve socialë në proceset negociuese;
  2. Thekson nevojën për integrim social dhe ekonomik përmes zbatimit të Planit të Rritjes dhe përfshirjes së sindikatave në tregun e përbashkët rajonal;
  3. Kërkon avancimin e barazisë gjinore, përfshirjes së romëve, luftimin e punës joformale dhe zhvillimin e aftësive në përputhje me tregun e punës;
  4. Bën thirrje për forcimin e mbrojtjes sociale dhe pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në vendimmarrje publike.

Pas përfundimit të Forumit në Budvë, Kryetari Prof. dr. Hykolli do të vazhdojë takimet në Konferencën Ministrore, ku pritet të takojë përfaqësues të sindikatave evropiane dhe partnerë ndërkombëtarë, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të avancuar më tej interesat e punëtorëve të Kosovës në nivel evropian.

BSPK riafirmon përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të integruar në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.