Hidromorava

Butrint Rama bokson në përkujdesjen e Luan Krasniqit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

E veçanta e mbrëmjes së madhe të boksit në Winterthur do të jetë sigurisht prania e legjendës së boksit, Luan Krasniqi.

Të shtunën, më15 mars në Winterthur të kantonit të Cyrihut, dashamirësit e boksit do të kenë rastin të shikojnë një mbrëmje me shumë meqe boksi në kategoritë e ndryshme. Përveç luftërave amatore, ku dorezat do t`i kryqëzojnë një numër boksierësh shqiptarë, lufta kryesore e mbrëmjes do të zhvillohet në mes të boksierit të ri profesionist shqiptar nga Winterthur, Butrint Rama dhe hungarezit Achilles Szabo.

Butrint Rama është i njohur si ish kampion i Zvicrës në boksin amator dhe fitues i shumë turneve të ndryshme të boksit. Ndërkohë ai ka kaluar në boksin profesionist dhe këtu ka treguar një performansë të jashtëzakonshme: tetë meqe, tetë fitore! Kundërshtari i tij ka zhvilluar deri më tash 16 meqe prej të cilave i ka fituar 11.

Butrinti, ndonëse me shtetësi zvicerane, posedon një licencë gjermane të boksit profesionist. E veçanta e kësaj mbrëmjeje, siç thotë Rama për albinfo.ch do të jetë sigurisht prania në të e legjendës së boksit, Luan Krasniqi.

ARKATANA

Ai do të vijë për të mbështetur jo vetëm Butrintin i cili ka të lidhur kontratë me të, por edhe nipin e tij, Ardian Krasniqin i cili do të boksojë po ashtu në këtë mbrëmje. Ndërkaq, si Ardiani ashtu dhe Butrinti kanë ushtruar nën përkujdesjen e vëllait të Luanit, Agim Krasniqit.

Butrint Rama aktualisht në kategorinë e tij super të mesme në ranglistën botërore zë vendin e 305-të nga gjithsej 939 boksierë të kategorisë së tij. Me fitoren e pritshme ai do ta përmirësojë dukshëm pozitën e tij.

Kryetari i BCW, Reinhard Meier thotë për gazetat lokale se është nder i madh për skenën e boksit të Winterthurit të presë një emër të tillë të madh të boksit si Luan Krasniqi. Ai thekson me këtë rast se Luani, në kohën e shkëlqimit të ij si amator, ka mundur njërin nga vëllezërit Kliçko në ring.

Mbrëmja e boksit zhvillohet në sallën e hotel Römmertor në Winterthur, me fillim në orën 19.30. (albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.