GRANDEMALL

Burri therr gruan para djalit 7-vjeçar në Munih, dorasi dhe viktima raportohet se janë nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gazeta gjermane “Bild” raportoi një ngjarje tragjike që ka ndodhur në Munih, ku një burrë nga Kosova, Samson K. (33), ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31), në sy të djalit të tyre 7-vjeçar. Sipas informacionit të siguruar nga “Bild”, viktima ka marrë pesë therje, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar pas krimit, transmeton albinfo.ch.

Ngjarja ka ndodhur pasi që burri kishte tentuar të marrë vajzën e tij katër vjeçe nga kopshti, por autoritetet e kopshtit e kishin ndaluar atë dhe ia kishin dorëzuar fëmijën nënës. Më pas, Sabrina K. kishte shkuar të merrte djalin e saj nga shkolla. Kur ajo ka arritur në afërsi të shtëpisë së saj, bashkëshorti i saj e ka sulmuar me thikë.

FIDANISHTJA

“Bild” ka siguruar informacione që lidhin të kaluarën e çiftit, duke theksuar se Samson K. kishte pasur probleme me dhunën familjare më herët.

Ai ishte dënuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe kishte shkelur disa herë urdhrin e gjykatës që ndalonte kontaktet me të. Pas sulmit, Samson K. ka qëndruar pranë viktimës derisa është arrestuar nga policia, ndërsa fëmijët e çiftit janë marrë në kujdes nga autoritetet.

https://www.albinfo.ch/burri-therr-gruan-para-djalit-7-vjecar-ne-munih-dorasi-dhe-viktima-raportohet-se-jane-nga-kosova/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.