RCCOLA

Burgim përjetë vrasësit shqiptar

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Drejtesia britanike ka vendosur burgim të përjetshëm për Arben Lleshin, të akuzuar për vrasjen e shqiptarit 29-vjeçar Agim Hoxha, i cili u gjet i djegur në një makinë në 10 prill të vitit të kaluar.

Bashke me te nje tjeter shqiptar eshte burgosur per pengim të drejtesise.

Agim Hoxha besohet se ka qene i përfshire në tregetinë e kokaines duke fituar mijera sterlina nga ky biznes.

Fundamenti

Inspektori dedektiv Scott Clarke thote se ‘hetimet edhe të dhënat sekrete na çuan në Shqiperi dhe në Itali, ku u arrestua edhe autori i vrasjes Arben Lleshi’.

“Në fillim të hetimit ne u perballem me një viktimë të paidentifikuar, mungesen e vendit të vrasjes apo armes së vrasjes dhe asnjë të dyshuar imediat”, sqaron inspektori dedektiv.

Ai shton se edhe pse ne kurre mund te mos e marrim vesh motivin e saktë të vrasjes se z. Hoxha , ne si polici jemi të bindur për përfshirjen e tij në tregtine e droges”./Indeksonline/