UBT

Bunjaku vëzhgon lojtarët e Superligës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Albert Bunjaku do të vëzhgoi futbollistët e Superligë para ndeshjeve miqësore me Turqinë dhe Senegalin. Selektori i Kosovës, në ndeshjen ndaj Haitit kishte ftuar vetëm një lojtar nga elita e futbollit kosovar, dhe për këtë ishte kritikuar ashpër.

Albert Bunjaku, selektori i përfaqësueses së Kosovës, ka nisur të bëhet gati për dy ndeshjet e radhës miqësore kundër Turqisë dhe Senegalit.

Trajneri i ekipit kosovar, nesër do të ateroj në Kosovë, derisa do të vëzhgoj nga afër edhe futbollistët e Superligës.

Ai në ndeshjen ndaj Haitit kishte ftuar vetëm një lojtarë (Kushtrim Mushicën) nga elita e futbollit kosovar, dhe për këtë ishte kritikuar ashpër.

ARKATANA

Kur, në dy ndeshjete radhës sipas gjitha gjasave në mesin e të ftuarve pritet të ketë më shumë nga Superliga.

“Ju njoftojmë se përzgjedhësi i përfaqësueses “A” të Kosovës z. Albert Bunjaku nga data 04 prill e deri më 9 prill do tëjetë në Kosovë. Gjatë këtij qëndrimi përzgjedhësi do të bëjë vëzhgimi e disa ndeshjeve në Superligë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Po ashtu me shtabin teknik të përfaqësueses A do të ndjekin nga afër tubimin e U-21 që është i paraparë të mbahet me datën 7 dhe 8 prill nga trajnerët përfaqësueses U-21RafetPrekazi dhe Erdogan Celina”, shkruan në njoftim.

Kosova do të përballet me Turqinë me 21 maj në Kosovë, derisa katër ditë më vonë do të ndeshet me Senegalin në Gjenevë.