Uji Dea

Bunjaku takon partitë e vogla

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryesuesja e kuvendit të Komunës ka takuar subjektet e vogla të përfaqësuara në Kuvend si me AKR, PSD, PD, PR, Vatra dhe KDTP, të cilat janë dakorduar për emrin e përfaqësimit në Komitetin për Politikë dhe Financa të jetë Arben Maliqi, ndërsa për Komitetin për Komunitete është propozuar Kemajl Shahini.

Rexhepi – Bunjaku ka thënë se për përfaqësimin në Komitetet tjera do të takohen përsëri, për të marrë emrat nga subjektet.

Fundamenti

“Është e mundur që kjo të bëhet edhe me fuqinë e votës që e kanë në Kuvend, dhe kështu do të shkohet me përfaqësime në të gjitha komitetet tjera”, ka thënë Rexhepi.

Të gjithë të pranishmit janë pajtuar edhe me rendin e ditës të seancës së tretë me radhë të 31 janarit dhe janë shprehur se do të jenë konstruktiv në vendimet që do të nxirren nga Kuvendi./rajonipress/