Eko Higjiena

Bunjaku synon Botërorin 2018

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Albert Bunjaku, selektori i Kosovës, është ndarë i kënaqur me barazimin në ndeshjen miqësore ndaj Haitit. Ai ka thënë se synim i përfaqësueses që drejton është pjesëmarrja në eliminatoret e Botërorit 2018.

Përfaqësuesja e Kosovës i ka dhënë fund izolimit shumëvjeçar me ndeshjen e parë ndërkombëtare ndaj Haitit, e cila u zhvillua të mërkurën në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Albert Bunjaku, selektori i ekipit, është ndarë i kënaqur me rezultatin e barabartë, edhe pse dominoi plotësisht përballë Haitit.

“Një ndeshje miqësore, rezultat i barabartë nuk ka ku të shkon më miqësisht Ka qenë kohë shumë e shkurtër për lojtarët për t’u përgatitur për lojtarët. Por, për fillim është shumë mirë.”, ka thënë Bunjaku.

United Hospital

Ai ka thënë se pas kësaj ndeshje do të mundohet të ndërtoj një ekip të fortë, derisa synim mbetet pjesëmarrja në eliminatoret e Botërorit 2018.

“Puna fillon qysh tash. E kemi krijuar një përbërje dhe bazohemi në të. Duhet të kemi hapësirë për talentë të rinj por duhet t’u japim hapësirë edhe lojtarëve që luajtën sot”, deklaroi ai.

“Na pret një rrugë e gjatë dhe synimi ynë është që të marrim pjesë në eliminatoret për Kampionatin botëror 2018. Besoj se Kosova e meriton të merr pjesë në këto eliminatore”, ka përfunduar Bunjaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.