Mobi Casa

Bunjaku: Shemsi Syla ka ndërhyrë që vëllai i deputetit Enver Dugolli të zgjidhet sekretar i Ministrisë së Mbrojtjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Valentina Bunjaku- Rexhepi, deputete e LDK’së, në seancën e jashtëzakonshme, ka komentuar mungesën e VV’së. Ajo ka thënë se është mjerim kurt VV “bashkëpunon me serbë” dhe kur nuk bashkëpunojnë me opozitën për FSK’në.

“S’di a ka ma mjerim se qikjo pamje, mjerim edhe kur bashkëpunojnë me serbë, mjerim edhe kur duhet me folë e me bashkëpunu me opozitën për FSK’në. Kjo pamje seriozisht është trishtuese dhe janë frikacakë. Sa për frikacakë, nuk e kanë pasë vendin në Qeveri. Kanë shfrytëzu mbi 50 për qind të qytetarëve që i kanë votu, kanë ardhë me udhëheqë shtetin dhe tash po bëjnë hajgare me shtetin dhe dinjitetin e qytetarëve. Janë frikacakë”, ka thënë ajo.

Qeverinë Kurti, ajo e ka quajtur “qeveri e mjerimit, e dështimit dhe qeveri e praktikantëve të cilët nul dinë të udhëheqin me shtetin”.

FIDANISHTJA

Bunjaku- Rexhepi ka thënë se ka informacione që zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka ndërhyrë që Gafurr Dugolli, vëllai i Enver Dugollit, të zgjidhet sekretar i kësaj ministrie

“Unë kam njohuri të sigurta se sekretarin që e kanë zgjedhur tani, vëllain e një deputeti Gafurr Dugolli, ka ndërhyrë Shemsi Syla, ku unë kam dokumentacione shtesë që edhe përmes mesazheve dhe emailave ka ndërhyrë që të zgjidhet sekretar i Ministrisë z. Dugolli”, ka thënë ajo. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.