Eko Higjiena

Bunjaku mund të ndahet me Kaiserlauternin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Albert Bunjaku nuk po kalon kohëra të mira te Kaiserslauterni, pavarësisht se mbetet i lënduar. Sulmuesi kosovar i kësaj skuadre, vazhdon të mbetet jashtë fushave të gjelbra, prandaj edhe e ardhmja e tij mund të jetë lart klubit gjerman. 30-vjeçari që ka kontratë deri në 2015-ën, mund t’i thotë po ndarjes me Kaiserslauternin në verë, edhe pse fillimisht pritet të bisedojë me trajnerin.

Uji Dea

“Dua të presë dhe të shoh nëse do të jem në planet e trajnerit”, thotë Bunjaku për mediat gjermane. Pas lëndimit të gjatë të pësuar vitin e kaluar, Albert u rikthye në shkurt, ku luajti vetëm 37 minuta, pasi një tjetër lëndim iu shfaq sërish. Kjo e bënë të vështirë qëndrimin në Kaiserslautern. Bunjaku është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, me të cilën luajti në miqësoren e 5 marsit me Haitin.