GRANDEMALL

Bunjaku: Jo buxhetit 2025, që e vonon Stadiumin e Gjilanit edhe 3 vjet …

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Si deputete e LDK-së dhe që vij nga Rajoni i Gjilanit, do t’i jap disa arsye pse nuk e votoj PROJEKTLIGJIN MBI NDARJET BUXHETORE PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2025:

FIDANISHTJA
  • Në Buxhetin për vitin 2025 nga Qeveria e Kurtit në shkuarje në shtëpi më 9 shkurt 2025, për Renovimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan, në vitin 2025, janë planifikuar vetëm 2 milionë euro, në vitin 2026, 6 milionë, ndërsa në vitin 2027, 7 milionë.
  • Si mund ta lejoj unë si deputete nga Gjilani, që stadiumi i stërzvarritur për shumë vjet, të shkojë deri në vitin 2027 e të mos përfundojë edhe për tri vjet?!
  • Ndërtimi i kampusit të Universitetit Kadri Zeka në Gjilan, me buxhet të ndarë që nuk ndërtohet as edhe një depo e një kompanie private, e lëre më një kampus universitar, ku janë ndarë vetëm 100 mijë euro në vitin 2025, 200 mijë në vitin 2026, e 500 mijë në vitin 2027. Pra, edhe pak buxhet, edhe deri në vitin 2027, të mos përfundojë kampusi i Universitetit të Gjilanit, si mund ta votoj një buxhet të tillë?!
  • Projekti i zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan dhe Ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave në Gjian, me zero buxhet në vitin 2025, zero buxhet në vitin 2026, e tek në vitin 2027, planifikohen 7 milionë e 700 mijë euro. Ndërsa në një kolonë tjetër buxhetore me emërtimin: Projekti i zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan dhe Ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave në Gjian, ndahen vetëm 2 milionë e 450 mijë euro në vitin 2025, ndërsa vetëm në vitin 2026, 9 milionë e 350 mijë euro.
  • Rruga Nacionale Prishtinë-Gjilan-Konqul, është premtuar nga Albin Kurti, se do të përfundonte në vitin 2023, ndërsa me buxhetin 2025, nuk do të përfundojë as në vitin 2027. Janë planifikuar për autostradën e Gjilanit, vetëm 20 milionë euro në vitin 2025, 30 milionë në vitin 2026, 30 milionë në vitin 2027. Pra, edhe është ndarë pak buxhet, sepse është rrugë malore dhe e vështirë, edhe nuk është planifikuar buxheti që të përfundojë autostrada sa më herët nga zvarritja e papranueshme për shumë vjet.
  • Krijimi i hapësirave të gjelbërta dhe rregullimi i platos në Lumin Mirusha në Gjilan, me buxhet vetëm 60 mijë euro në vitin 2025, 100 mijë në vitin 2026, e 300 mijë në vitin 2027. Pra, edhe Lumi Mirusha, të stërzvarritet deri në vitin 2027, si deputete e Gjilanit, nuk e pranoj kurrsesi.
  • Mungesa e finalizimit të sheshit të ri të qytetit, projekti më madhor i qytetit të Gjilanit, i kryer nga qeverisja e Lutfi Hazirit, është problem që duhet zgjidhur urgjentisht. Me Buxhetin 2025, nuk përfundon as vitin tjetër. Mungesa edhe e rregullimit të ujërave të zeza në fund të sheshit të ri, ka shkaktuar dëme për Gjilanin, pasi investimi qindra e mijëra euro në rregullimin me kubëza të sheshit për dalje në Zabel, deri te Mishtorja “Malësia”, duke kundërmuar ujërat e zeza, e të mos përfundojë as në vitin 2025. Pse nuk ka përfunduar ky shesh, duke mos e ndërlidhur me shëtitoren përreth me kubëzat e bëra nga taksapaguesit tanë?! Pse nuk është mirëmbajtur e prerë bari e janë dëmtuar kubëzat e shëtitores deri te mishtorja “Malësia”?! Pse nuk është investuar në finalizim, duke mos lënë kundërmimin si rrezik për shëndetin publik të qytetarëve tanë?! Duhet urgjentisht të ndërhyhet e të përfundohet, pasi po shkon dëm buxheti i Kosovës, po shkatërrohet krejt shëtitorja me kubëza anash lumit.
  • Hyrje-daljet Gjilan-Prishtinë. Si është e mundshme projekti infrastrukturor i hyrje-daljeve Gjilan-Prishtinë, të mos përfundojë edhe pas një kohe aq të gjatë të qeverisjes nga Alban Hyseni dhe Albin Kurti?! Kush merr përgjegjësinë për dëmet që po i shkaktohen bizneseve në rrugën e Prishtinës?! Kush merr përgjegjësinë për vështirësitë e shoferëve dhe banorëve e bizneseve në dy anët e rrugës së Prishtinës?! Sa shumë ka ndikuar kjo zvarritje në këto biznese dhe dëmet janë të pakthyeshme nga vonesat dhe zvarritjet e përfundimit të hyrje-daljes Gjilan-Prishtinë?! Sa shumë ka vështirësuar ecjen e këmbësorëve pa rregullimin e trotuareve?! Pse nuk është përfunduar sa më parë procesi i kanalizimit, rregullimit të shtyllave elektrike dhe asfaltimi në tërësi i hyrje-daljeve të rrugës Gjilan-Prishtinë?! Pse nuk është rregulluar ende rrethrrotullimi në hyrjen Gjilan-Prishtinë, që po shkakton aq shumë vështirësi për kyçje të mjeteve motorike, pasi është një nga kryqëzimet më të mbingarkuara të komunikacionit rrugor?!
  • Duhet urgjentisht të kryhet projekti i hyrje-daljes në rrugën Gjilan-Prishtinë, por edhe të gjitha hyrje-daljeve të tjera, si zvarritja e tmerrshme Gjilan-Bujanoc.
    Prandaj, qytetarë të Gjilanit dhe të Anamoravës, këto janë vetëm disa arsye, pse nuk e votoj projektligjin për buxhetin 2025, dhe nuk do ta votoj për hir të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës.
    Në asnjë mënyrë!
    Valentina Bunjaku-Rexhepi – Deputete e Kuvendit të Kosovës (LDK)
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.