RCCOLA

Bunjaku: Haziri kandidaturë e pakontestueshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan , Valentina Bunjaku-Rexhepi me bashkëpunëtorë, u prit ngrohtësisht në takim pune me kryesinë e nëndegës III-1.

Bunjaku Rexhepi pasi njoftoi strukturën e FG të LDK-së në nëndegën III-1 me programin qeverisës të LDK-së, i njoftoi gratë se të shtunën FG i LDK-së, mbanë konventën akademike të gruas gjilanase ku në tërësi do të shpaloset program për qeverisjen lokale në mandatin e ardhshëm si dhe do të bëhet prezantimi i kandidatëve femra që garojnë në ekipin e madh të LDK-së të udhëhequr nga lideri i pakontestuar, kryetari Lutfi Haziri.

Mobi Casa

Gjithashtu Bunjaku Rexhepi tha para të pranishmëve se deri sa të tjerët ende merren me formimin e nëndegëve, ne dita ditës po rritemi sepse struktura jonë është e konsoliduar me vite, falë përpjekjeve dhe kontributit të madh të popullit tonë që gjithherë i kanë qenë besnik programit politik të LDK-së.

Duke ju uruar fitoren e madhe me 3 nëntor, kryetarja Bunjaku Rexhepi i bëri thirrje gjithë nënave, motrave dhe të rejave që pa asnjë hezitim me 3 nëntor të dalin dhe të votojnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin tonë të pakontestueshëm Lutfi Haziri./rajonipress/