Eko Higjiena

Bunjaku e kërkon Suedinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

1:0 kundër Omanit. Ky është rezultat që shkruhet në librat e historisë. Përballë 11 mijë tifozëve në stadiumin e qytetit të Prishtinës, Përfaqësuesja e Kosovës kremtoi fitoren e parë zyrtare në garat ndërkombëtare. Pak orë pas këtij rezultati, përzgjedhësi Albert Bunjaku, ish-ndihmës trajner i Orebros, komenton fitoren për mediat suedeze. “Nuk mund ta përshkruajë se sa ka domethënie kjo. Por, krahas kësaj, rrugës për në hotel rreth 2 km, kishte shumë tifozë që na përshëndetnin dhe na ndalnin”, deklaroi Bunjaku, transmeton “mobil.na.se”.

Bunjaku thotë se fitorja i ka liruar nga presioni, sidomos ai mediatik. “Kjo për mua thotë shumë. Siç e thashë edhe në konferencë për shtyp, tani ne mund ta vazhdojmë punën më qetë. Ne kemi përjetuar shumë presion nga mediat dhe tifozët për të arritur fitoren e parë, tani mund të punojmë më lirshëm”.

KKVITI

Kosova, e cila në pranverën e kaluar nisi të luajë miqësore zyrtare, për ta ndeshja me Omanin ishte e katërta, vazhdon të mbetet jashtë garave ndërkombëtare që organizohen nga UEFA e FIFA. Bunjaku shpreson se kjo do të ndodh shpejt, dhe brenda dy vitesh të marrin pjesë në kualifikimet “Rusia 2018”, dhe për këtë ai ka nisur ndërtimin e Përfaqësueses…(Arena).