Bunjaku braktis skuadrën angleze
Alban Bunjaku është larguar nga Championshipi (liga e dytë angleze).Mesfushori shqiptar ka prishur marrëveshjen me skuadrën e Derby Countyt.
Futbollisti 21 vjeçar, i cili ishte rritur në akademinë e Arsenalit, kishte luajtur edhe në klubin spanjoll, Sevilla dhe më pas në ekipin U-21 të Derby County, por kishte dështuar të bënte vend në ekipin e parë.
Kontrata e tij aktuale skadon në qershor, por palët vendosën të ndahen para kohe. Bunjaku, i cili është ftuar në disa ndeshje në Përfaqësuesen e Kosovës, tash duhet ta gjejë skuadrën e re.


