UBT

Bukoshi kërkoi të rreshtohemi kundër Rugovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Njëri prej ish-komandantëve më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në intervistën e tij për emisionin “Press-ing”, të transmetuar të shtunën mbrëma në KTV, ka thënë se në kohën e luftës së Kosovës, është takuar më dy ish –kryeministrat shqiptarë, me kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nanon.

Selimi ka thënë se takimin e ka realizuar së bashku me ish-drejtuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, më arsyen për të kërkuar mbështetje nga të dy kryeministrat.

Ai në “Press-ing”, të KTV –së ka thënë se, takimet më ish kryeministrat ishte realizuar veç e veç.

“Nga Fatos Nano kemi kërkuar mbështetjen e Shqipërisë për UÇK-në. Nga Bujar Bukoshi kemi kërkuar që të na mbështet me fondin e 3 përqindëshit. Ne, nuk kemi kërkuar para, por mbështetje. Më duhet të them se ajo mbështetje, zyrtarisht nuk na ka ardhur asnjëherë”.

Sipas Selimit, Bukoshi i ka pasur tri kresa në takim.

ARKATANA

“Bukoshi ka kërkuar tri gjëra nga ne, por ne, nuk i kemi pranuar. Ka kërkuar që të rreshtohemi në luftën politike kundër Ibrahim Rugovës. Ne i kemi thënë se jemi në luftë me Serbinë, jo me Rugovën. Na ka kërkuar që të ndërpresim luftën, që të tërhiqemi në Tiranë, e që me njësitë tona të konsolidohemi atje. Dhe kërkesa e tretë ka qenë, që ne të pranojmë mjete financiare, që të na i jep në mënyrë private dhe jo t’i jepen Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së zyrtarisht”, citon Selimin Indeksonline.

Ndërkohë nga takimi më Fatos Nanon, Selimi ka evokuar kujtime mbresëlënëse. “Takimi me Nanon ka zgjat më shkurt që kam menduar. Di që na kë thënë këtë: Unë si kryeministër i Kombit shqiptar, jam në luftë”.

Duke folur për Konferencën e Rambujes, Selimi ka thënë se nuk ka pasur kundërshtime brenda Shtabit të Përgjithshëm nëse duhej të shkohej në këtë konferencë.

Lidhur me kundërshtimin e Adem Demaçit ndaj kësaj konference, i cili atëherë ishte përfaqësues politik i UÇK-së, Selimi ka thënë se Demaçi ka qenë i gatshëm të merrte pjesë në Konferencën e Rambujes.