ARKATANA

Bujupi: Anamorava në top prioritetet e AAK-së

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Donika Kada Bujupi në një manifestim të Aleancës së Gruas në Gjilan tha se rajoni i Anamoravës ka mbetur i përjashtuar nga zhvillimet dhe investimet. Në top prioritetet e AAK-së në të ardhmen do të jetë rajoni i Anamoravës sepse kapacitetet e gruas po edhe të këtij rajoni edhe pse janë të shumta ato kanë mbetur të pashfrytëzuara.

Aleanca e Gruas në Gjilan të premten në mënyrë solemne ka pranuar edhe 50 aktiviste femra nga të gjitha shtresat, kategoritë dhe profesionet. Në këtë ngjarje merrte pjesë edhe Ahmet Isufi kryetar i AAK-së dega në Gjilan dhe Donika Kada Bujupi nga kryesia qendrore.

Donika Kada Bujupi duke përgëzuar aktivistet e reja dhe të aderuarat tha se gruaja gjilanase ka kapacitete profesionale të shumta, por fatkeqësisht ky kapacitet nuk është shfrytëzuar sa duhet, meqë shumica e tyre nuk janë të përfaqësuara në institucionet vendimmarrëse.

Bujupi tha se rajoni i Anamoravës ka mbetur i përjashtuar nga zhvillimet dhe investimet. “Në top prioritetet e AAK-së në të ardhmen është rajoni i Anamoravës sepse kapacitetet e gruas po edhe të këtij rajoni edhe pse janë të shumta ato kanë mbetur të pashfrytëzuara. Madje i tërë fokusi i AAK-së në të ardhmen në zgjedhjet lokale e nacionale do të jetë i drejtuar kah Gjilani” tha ajo.

Sipas saj femrat e Anamoravës do të përkrahen sepse ato përbëjnë një faktor të rëndësishëm strategjik dhe ka inkurajuar gratë e këtij rajoni që ta përkrahin vizionin e AAK-së sepse siç u shpreh ajo tashmë AAK është e Kosovës.

Hidromorava

Edhe Ahmet Isufi tha se angazhimi i këtyre kuadrove të reja në AAK dëshmon se ne po rritemi çdo ditë dhe se po marrim përkrahje nga të gjitha shtresat. Isufi tha se angazhimi i femrës gjilanase në politikë dhe në jetën institucionale i jep gjallëri skenës politike.

Sipas Isufit femra gjilanase është shumë e pak e përfshirë në aktivitetet e jetës institucionale dhe kjo është arsyeja që AAK-ja do të qeverisë me tërë Anamoravën në të ardhmen.”Gjilani meriton më shumë dhe më mirë dhe vet fakti që ky numër po aderon në AAK është një tregues i mjaftueshëm se AAK e ka besimin për ta qeverisur edhe pushtetin lokal” tha Isufi.

Edhe Ajtene Shahiqi kryetare e Aleancës së Gruas në Gjilan tha se çdo ditë numri i të aderuarve po dyfishohet.

Në emër të grave te aderuara foli Xhylije Hajdari e cila tha se ka zgjedhur AAK sepse ajo ka një projekt dhe program dobiprurës për Gjilanin./rajonipress/

Mund të ju interesoj: