GRANDEMALL

Bujar Osmani: Deklarata e Kurtit tejkaloi kufijtë partiakë, ndodhi në një kohë jashtëzakonisht të rrezikshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për çështjen e gjuhës shqipe që “rrezikohet” në këtë shtet. Lidhur me këtë çështje foli drejtpërdrejt në Pressing në T7, ish-ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë Veriore, Bujar Osmani, i cili tha se “kjo deklaratë erdhi si inkurajim për çmontuesit e Marrëveshjes së Ohrit, inkurajim për ata që e nxisin Gjykatën Kushtetuese të marrë vendim për anulimin e Ligjit për Gjuhë”.

Sipas Osmanit, deklarata e Kurtit ka tejkaluar kufijtë partiakë dhe ka ndodhur në një kohë jashtëzakonisht të rrezikshme.

“Z.Kurti ka bërë një fushatë kundër BDI-së, Ali Ahmetit UÇK-së, Maqedonisë së Veriut me vite të tëra. Asnjëherë ne nuk jemi përgjigjë, për shkak se kemi vlerësuar se pozita e kryeministrit të Kosovës është shumë e rëndësishme, për ne Kosova është më e rëndësishme se BDI, mirëpo kjo deklaratë i tejkaloi kufijtë partiakë dhe ndodhi në një moment jashtëzakonisht të rrezikshëm. Ne pothuaj me javë të tëra po alarmojmë ndërkombëtarët me letra, kemi dërguar edhe z.Kurtit letër, Edi Ramës e gjithë shqiptarëve nëpër botë se po përgatitet rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit”, tha Osmani në Pressing, transmeton Gazeta Express.

Mobi Casa

“Filloi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me 17 tetor e cila ndaloi identifikimin etnik të qytetarëve nga ana e institucionit. Rrënoi parimin e respektimit të legjitimitetit me formimin e qeverisë pa legjitimitet dhe ajo që po përgatitet në Gjykatën Kushtetuese me 10 nene është gozhda e fundit në arkivolin e Marrëveshjes së Ohrit, është situatë serioze”, u shpreh Osmani.

“Tash është koha të na ndihmoni se po çmontohet marrëveshja paqësore për disa muaj. Kjo deklaratë erdhi si inkurajim për çmontuesit e Marrëveshjes së Ohrit, inkurajim për ata që e nxisin Gjykatën Kushtetuese të marrë vendim për anulimin e Ligjit për Gjuhë…”, tha Osmani në Pressing, transmeton Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.