United Hospital

Bujanoci edhe me katër kandidatë për deputet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas dy kandidatëve për postin e deputetit, Nexhmedin Saqipit nga Tërnoci (shoqëria civile) dhe Nenad Mitroviq nga Partia Përparimtare Serbe, për postin e deputetit, nga Bujanoci kemi edhe katër kandidatë tjetër nga komuniteti serb.

Boban Pavloviq, ekonomist i diplomuar, do të marrë pjesë në garën për deputet në zgjedhjet Parlamentare të 16 marsit.

Pavloviq nga Bujanoci, në këto zgjedhje do të marrë pjesë me listën e sapoformuar të ish kryetarit të Serbisë Boris Tadiq, i cili në këto zgjedhje është ndarë nga Partia Demokratike, për tu paraqitur me listën e re, Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka).

Ai është radhitur si kandidati i 188-të nga 250 kandidatë për deputetë sa janë gjithsejtë.

Kandidatë tjerë poashtu nga Bujanoci, por tani nga Partia Radikale Serbe që do të garojnë për deputet janë Jovica Stojmenoviq, teknik ekonomik si dhe Gordana Tasiq teknike e makinerisë.

ARKATANA

Nga Partia Demokratike e Serbisë nga Bujanoci, për deputet garon Slavoljub Ristic, teknik i makinerisë, raporton Titulli.

Në zgjedhjet Parlamentare të Serbisë, nga Presheva, me Partinë Liberal Demokratike të Çedomir Jovanoviqit merr pjesë edhe Kujtim Sadriu, i cili njëherit është kandidati i vetëm nga kjo komunë që merr pjesë në zgjedhjet Parlamentare.

Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka paralajmëruar pjesëmarrjen në këto zgjedhje, ndërsa deri më tani është në procedurën për grumbullimin e nënshkrimeve dhe ende nuk ka dorëzuar listën në Komision.

Ky subjekt politik shqiptar ende nuk ka vendosur për bartësin e listës, i cili njëherit do të ishte edhe kandidat për deputetë.

Deri në këto momente në Komisionin Republikan Zgjedhor janë paraqitur 11 lista zgjedhore për të marrë pjesë me kandidatët e tyre në zgjedhjet Parlamentare të Serbisë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.