ARKATANA

Buja me shumë “shoqërues” gjatë udhëtimeve jashtë vendit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Ramë Buja, ka dëshmuar se nuk ka qejf të udhëtojë vetëm jashtë vendit. Kështu, gjatë dy javëve të fundit ai ka bërë dy udhëtime zyrtare dhe në to ka marrë shoqërues nga brenda dhe jashtë kabinetit të tij.

Njëri, ka qenë udhëtimi disaditor në Londër, ku me vete, pos këshilltarit të tij politik, Arbër Morina, i cili njëkohësisht është edhe zëdhënës i Ministrisë, ka marrë me vete edhe dy punëtorë të televizionit publik të Kosovës (RTK).

FIDANISHTJA

Kurse, herën e dytë, ministri Buja ka marrë me vete pothuajse krejt kabinetin e tij gjatë një vizite zyrtare që ka bërë në Shqipëri, të martën, përfshirë këtu edhe asistenten e kabinetit dhe një këshilltare të jashtme që punon në kabinetin e tij.(Koha Ditore)