Eko Higjiena

“Brenda ose jashtë”, Kosovës i kryen punë veç fitorja ndaj Rumanisë për ta vazhduar ëndrrën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Dardanët” në fakt do të përballen me rivalin direkt për vendin e dytë në Grupin I të kualifikimeve për Euro 2024, Rumaninë, shkruan “Gazeta Express”.

Verdhekaltrit nuk e nisën dhe aq mirë këtë kampanjë duke i regjistruar dy barazime në muajin mars, kundër Izraelit dhe ndaj Andorrës.

Nga ana tjetër, rumunët i shënuan dy fitore, ndaj Andorrës dhe Bjellorusisë.

E gjendur katër pikë prapa Rumanisë, Kosova nuk ka alternativë tjetër pos fitores, nëse dëshiron ta vazhdojë ëndrrën e kualifikimit në Kampionat Evropian.

Me një fitore eventuale, Kosova do t’i afrohej në vetëm një pikë Rumanisë, të cilin e ka rival kryesor në grup pasi Zvicra është përpara dy kombëtareve me kualitet.

Uji Dea

Në të kundërtën, nëse humb sonte, ekipit të Alain Giresse do t’i zbehen dukshëm gjasat e kualifikimit, për të mos thënë do t’i humbin krejt gjasat për ta realizuar ëndrrën.

Për këtë janë të vetëdijshëm edhe lojtarët e Kosovës, të cilët do ta japin sonte edhe atomin e fundit për t’i mbajtur pikët në shtëpi.

Ata do të llogarisin në përkrahjen e tifozëve të tyre besnikë, “Dardanët” për ta arritur këtë qëllim, shkruan “Gazeta Express”.

Një lajm i keq për Kosovën është se për këto ndeshje nuk do të mundë të llogarisë në të lënduarin Elbasan Rashani, e në dyshim është edhe prezenca e Edon Zhegrovës.

Natyrisht, mungesa ka edhe Rumania.

Ndeshja e sontme do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.