UBT

Brahimi kërkon të luajë për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Talenti i tij nuk diskutohet që është i madh, mirëpo ai ishte ndër lojtarët më të përfolur në Shqipëri. Fjala është për mesfushorin 21-vjeçar, kosovarin Mërgim Brahimi i cili kishte lënë Kombëtaren e Shqipërisë U21, për t’u rikthyer të luante me përfaqësuesen zvicerane. Djaloshi i cili është nën pronësi të gjigantit zviceran Grasshopper dhe është i huazuar tek Wholen, ka treguar dëshirën e tij që në të ardhmen të luajë për vendlindjen e tij Kosovën.

Ai aktualisht është pjesë e Zvicrës U21, dhe do të marrë pjesë në kampionatin evropian për këtë grupmoshë, ndërsa pasi të përfundojë atë është i hapur për të pritur ftesën e Kosovës.

“Momentalisht jam pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës U21, dhe jam fokusuar për të luajtur në kampionatin evropian për këto grupmosha. Aktualisht jam i koncentruar vetëm këtu, mirëpo pas kësaj natyrisht që dua të luaj për vendlindjen time”, u shpreh fillimisht Brahimi për Arenën, i cili tregoi që deri më tani nuk është kontaktuar ende nga ndonjë zyrtar i FFK-së, apo nga trajneri Albert Bunjaku. “Jo deri në këtë moment nuk jam kontaktuar nga askush. mirëpo të presim për të ardhmen”, theksoi mesfushori ofensiv.

Më 5 mars, Mërgimi nuk kishte mundësi ta ndiqte ndeshjen përmes televizionit, pasi në atë kohë ishte në stërvitje, mirëpo ai më vonë i ka shikuar rastet e ndeshjes dhe atmosferën që mbretëroi në stadiumin ‘Adem Jashari’. “E pash që Kosova ka dominuar në atë takim. Në ndeshjet e ardhshme besoj se do të fitojnë pasi edhe lojtarët do të komponohen më mirë”, tha talenti istogas.

KKVITI

Në Wohlen për ta rikthyer formën

Mërgimi aktualisht është huazuar tek skuadra e Challenge League, Wohlen nga Grasshopper. Deri tek huazimi i tij, Mërgimi ka ardhur pasi dëshiron që ta rikthejë formën e mirë që e kishte, dhe për të luajtur më shumë. “Kam rënë në një ligë më poshtë, tek Wohlen, mirëpo këtë e kam bërë që të luaj sa më shumë dhe në dy ndeshjet e para kam luajtur nga 90 minuta. Arsyeja tjetër ka qenë që jam bashkuar me trajnerin që më ka marrë në skuadrën e parë të Grasshopperit dhe do të më ndihmojë të kthehem në formën më të mirë”, u shpreh Brahimi, i cili ka për synim që të rikthehet për të bërë vend në formacionin e Grasshopperit, ose të transferohet tek ndonjë skuadër tjetër në elitën e futbollit zviceran.

“Synimi im është që të luaj sa më mirë dhe në verë të kthehem për të zënë vend në formacionin bazë të Grasshopperit. Në rast se kjo nuk do të ndodhë atëherë shpresoj që të transferohem tek ndonjë skuadër tjetër e elitës së futbollit zviceran”, përfundoi talenti kosovar.
Lojtari më parë ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U-21./tribuna/