UBT

Brahimi i lumtur me 3 golat e shënuar

/ 2 minuta lexim

Shkoi një kategori më poshtë për të luajtur dhe është duke shkëlqyer. Fjala është për mesfushorin kosovar, Mërgim Brahimi i cili ka vazhduar me lojërat e tij të mira tek skuadra zvicerane Wohlen.

Së fundmi 21-vjeçari ka shënuar het-trik në ndeshjen e fituar nga skuadra e tij në udhëtim tek Servette me rezultat 5:1. Brahimi në një prononcim për Arenën është shprehur shumë i lumtur me golat e shënuar, ndërsa synon që të vazhdoj deri në fund të stinorit me këtë formë.

“Jam shumë i lumtur së pari me fitoren që kemi arritur në udhëtim, që ishte tejet e vështirë, pastaj edhe për golat e shënuar. Ishte dita ime ndër më të mirat në karrierë, ku shënova het-trik dhe kjo është një gjë shumë e mirë për lojtarët”, deklaroi Brahimi fillimisht.

Eco Higjiena

Tutje, anëtari i Përfaqësueses U21 të Zvicrës, u shpreh se synimi i tij është të vazhdojë me këtë formë që të rikthehet pastaj tek Grasshopper në stinorin e ardhshëm, nga ku është i huazuar.

“Shpresoj të vazhdoj me këtë formë të mirë. Synoj që në fund të kthehem te Grasshopper dhe të bëjë vendin në formacionin bazë”, deklaroi Brahimi për Arenën.