UBT

BQK: Ka dyshime për keqpërdorime financiare

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Mëngjesin e sotëm ministri i Financave, Hekuran Murati, e bëri një reagim përmes të cilit u bëri thirrje mërgimtarëve që mos ta paguajnë sigurimin kufitar kur të hyjnë në Kosovë.

Reagimi i tij u bë për shkak që disa bashkëatdhetarë nga Kosova u është dashur që të paguajnë policën kufitare – ani se me vendim të Qeverisë, ata janë të liruar nga pagesa.

Se dikush në kuadër të Byrosë së Sigurimeve ka keqpërdorur pozitën duke u marrë para mërgimtarëve për një pagesë për të cilën janë të liruar, e konfirmuan për Insajderi edhe mbikëqyrësit e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) – Banka Qendrore e Kosovës (BQK).Në përgjigjen e tyre BQK thotë se janë në dije se të ekzistimit të disa dyshimeve për raste të praktikave të papranueshme dhe të paligjshme.Raportimet për këtë këto keqpërdorime financiare Banka Qendrore e Kosovës i ka adresuar edhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS).

FIDANISHTJA

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të mandatit të saj mbikëqyrë Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ku përfshihet edhe administrimi i policave të sigurimit dhe kujdesi i duhur ndaj policëmbajtësit. Ne jemi në dijeni të ekzistimit të disa dyshimeve për raste të praktikave të papranueshme dhe të paligjshme, të cilat janë adresuar tek BKS-ja si autoritet përgjegjës për policat e sigurimit kufitar”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e BQK-së.

Nga BQK u bëjnë thirrje qytetarëve që pagesa e policave të sigurimit është falas dhe mos të paguajnë në asnjë formë.

“BQK në rolin mbikëqyrës dhe rregullator si palë nënshkruese në Memorandumin e Mirëkuptimit që është në fuqi lidhur me policën kufitare me kujdes shqyrton zbatimin e duhur të saj. BQK-ja është e përkushtuar që të adresojë çdo shqetësim apo shkelje që paraqitet gjatë zbatimit të këtij procesit, apo në çdo fazë të mëvonshme, në pajtim me praktikat mbikëqyrëse dhe legjislacionin e aplikueshëm. E shohim të nevojshme të ri-theksojmë nevojën që qytetaret të informohen saktësisht lidhur me Policën Kufitare 1-mujore e cila subvencionohet plotësisht (100%) dhe është falas për policëmbajtësin”, përfundon përgjigja e Bankës Qendrore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.