ARKATANA

“100 milionë euro për investimet e mërgatës”, Kurti jep detaje për dritaren e investimeve!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri, Albin Kurti në ceremoninë e “dritares për investime të diasporës” dha hollësi rreth kësaj iniciative.

Sipas tij, ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të reja të punës.

“Kemi premtu qeverisje të pakorruptuar, politika të mirëmenduar dhe ndryshimin e imazhit. Mërgatën tonë e kemi pa si faktor kyç”, tha ai.

ARKATANA

Më tej, Kurti tregoi se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv.

“Po e hapim dritaren për diasporën që mërgata të zhvillohet edhe në Kosovë. E tërë dritarja do të ketë 100 milionë euro”.