Borxhlinjtë do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit, lëndët do të procedohen tek përmbaruesi privat

Gjilan – KRU “Hidromorava” njofton të gjithë konsumatorët e saj që kanë borxhe ndaj kompanisë se do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit. KRU “Hidromorava” e shtyrë nga borxhet e mëdha të akumuluara nga mospagesa e faturave për shërbime të ujit dhe kanalizimit, përveç se e detyruar t’i shkyçë nga rrjeti i ujësjellësit, lëndët e tyre do të procedohen në përmbarues privat për procedurë përmbarimore dhe me padi në gjykatë thuhet në njoftimin e drejtorit Muhamed Suliqi.
Tutje thuhet se KRU “Hidromorava” njofton të gjithë konsumatorët e saj që kanë përfituar nga Ligji Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve që nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjes borxhi i tyre do të rikthehet mbrapa sipas Nenit 10 të Udhëzimit Administrativ Nr.04/2015 .
Për çdo vërejtje me shkrim dhe shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit kompania do të ju ngarkojë me kosto shtesë: vërejtja 3.24 €, shkyçja dhe rikyqja nga 20.00 € dhe shpenzimet e përmbarimit 18% e vlerës së borxhit të akumuluar.
Prandaj, ju ftojmë që të lajmëroheni në kompani për pagesat e faturave të ujit, ku kompania do të ju ofrojë lehtësira dhe me mundësi programimin e borxhit me këste në të kundërtën do të pasojnë procedurat e cekura më lartë.
KRU “Hidromorava” falënderon të gjithë konsumatorët që janë të rregullt në pagesat e faturave të shërbimeve të ujit dhe kanalizimit. Vetëm së bashku mund të ngrisim nivelin e kualitetit dhe shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit thuhet në njoftimin e drejtorit gjeneral Muhamed Suliqi./rajonipress/