FIDANISHTJA

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, ‘dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda’

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka publikuar tri kërkesa për të dalë nga kriza në veri.

Në një shkrim në Twitter, ai tha se BE ka paraqitur tri kërkesa të qarta:

– Zgjedhjet e reja lokale në veri,

– Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje,

– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Borrell theksoi se dështimi i këtyre kërkesave, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndërkombëtare.

ARKATANA

Kërkesat e Borrell erdhën pas takimit të Osmanit me presidentin e Francës, Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

I pranishëm në takim ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgjedhje.

Osmani e konfirmoi se Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia bënë këtë kërkesë gjatë takimit të tyre në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, dhe shtoi se u tha atyre që “ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë, në bazë të ligjit të Kosovës për zgjedhjet lokale”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.