Boronicat – të shëndetshme, më të forta se antibiotiku, e për shije mos të flasim

Falë përbërësit antocianinë, boronica është burimi më i pasur për antioksidues midis 40 llojeve të ndryshme të pemëve dhe perimeve, e gjethet e kësaj bime janë burim i vërtetë për minerale. Studime të shumta kanë treguar se lëngu i boronicave është ilaç i shkëlqyeshëm kundër pagjakësisë, përmirëson funksionimin e shikimit dhe gjakrrjedhjen në përgjithësi, ngadalëson procesin e plakjes dhe ndalon fazat fillestare të zhvillimit të kancerit.
Është interesante që boronica mundet të depërtojë në vendet ku antibiotikët nuk munden. Për shembull, ata që kanë probleme me bakterin E-coli, duhet të konsumojnë boronicë, e cila paraqet antiseptik urinar, e rezultatet që japin janë shumë efikase, transmeton gazeta Kosova Sot.
JA NË CILAT MËNYRA DUHET T’I KONSUMONI:
Dita 1. Përtypni një boronicë. Dita 2. Dy boronica. Dita 3. Tre boronica. Dita 4. Katër boronica. Dita 5. Pesë boronica… (dhe kështu për 15 ditë). Dita 15. Pesëmbëdhjetë boronica. Dita 16. Merreni një më pak, pra 14 boronica. Dita 17. Trembëdhjetë boronica. Dita 16. Dymbëdhjetë boronica, kështu deri të arrini në një boronicë.
MËNYRA SI DUHET T’I KONSUMONI BORONICAT:
Kokrrat i përtypni mirë. Natyrisht, thelbin e pështyni. Sa më shumë që i përtypni, boronica do të ketë ndikim më të mirë. Ata që janë të shëndetshëm, si masë parandaluese mund të marrin deri tetë kokrra boronica, për forcim të imunitetit dhe shëndet më të mirë.
SHURUPI NGA BORONICAT
Për përgatitje të shurupit ju nevojitet të pastroni boronicat, t’ju hiqni gjethet, t’i qëroni dhe t’i lini brenda natës në një vend të ftohtë. Të nesërmen ua kulloni lëngun. Lëngun e fituar e derdhni në një enë, e vloni e më pas i shtoni sheqer. Në çdo litër lëng hidhni një kilogram sheqer. Përzierjen e lëngut e vloni përsëri, ndërsa shkumën e grumbulluar në sipërfaqe e hiqni. Derisa është shurupi i ngrohtë e derdhni nëpër shishe dhe e mbyllni.
(Kosova Sot)