ARKATANA

Boronica e kuqe mbron nga goditja në tru

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ekstrakti i nxjerrë nga frutat e boronicës së kuqe mund të ulë rrezikun e vdekjes së qelizave të trurit pas goditjeve në tru.

Studimet amerikane kanë realizuar disa hulumtime në kafshë eksperimentale, duke nxitur goditjet në tru dhe duke analizuar pasojat.

Rezultatet kanë treguar se ekstrakti nga boronica e kuqe ka pasur një efekt të theksuar mbrojtës nga vdekja e qelizave trunore.

Hidromorava

Vdekja e qelizave të ekspozuara ndaj ekstraktit të boronicës së kuqe ka qenë dyfish më e ulët krahasuar me vdekjen e qelizave të cilat nuk kanë qenë të ekspozuara në këtë ekstrat.

Autorët thonë se boronica e kuqe mund të ndihmojë në rikuperimin pas goditjes në tru, veçanërisht në fazën e hershme, në të cilën shfaqen më së shumti dëmtimet.

Edhe studime të tjera kanë treguar se boronica e kuqe luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të sistemit kardiovaskular, pasi ndikon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë si dhe të antioksiduesve në gjak./Mjeku.Net/