Eko Higjiena

Bordi i Drejtorëve i “Hidromorava”, miraton raportet vjetore dhe dokumentet strategjike për forcimin e performancës dhe qeverisjes korporative

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti mbledhjen e dytë (II) të rregullt për vitin 2026, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan dokumente me rëndësi të veçantë për funksionimin, performancën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjes.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Bordi analizoi dhe aprovoi:
Raportin e Punës për Tremujorin e Katërt (TM-4) për vitin 2025, së bashku me raportimin e Komisionit të Auditimit, ku u vlerësua performanca operative dhe financiare, realizimi i objektivave të planifikuara si dhe sfidat e hasura gjatë periudhës raportuese.

Raportin Vjetor të Punës për vitin 2025, të shoqëruar me raportin e Komisionit të Auditimit, përmes të cilit u analizuan rezultatet e arritura, niveli i përmbushjes së planit të biznesit dhe progresi i shënuar në përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

Raportin e Punës për muajin janar 2026, me theks të veçantë në aktivitetet operative, investimet në infrastrukturën ujore dhe masat e ndërmarra për garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë për të gjitha zonat e shërbimit.

Një ndër dokumentet kyçe të miratuara ishte edhe “Raporti për vlerësimin e rrezikut, përfshirë rrezikun e mashtrimit dhe rrezikun fiskal”, i cili synon forcimin e kontrollit të brendshëm, menaxhimin proaktiv të rreziqeve dhe rritjen e transparencës institucionale.

Mobi Casa

Po ashtu, Bordi shqyrtoi Draft Raportin mbi Hulumtimin e Kënaqshmërisë së Konsumatorëve për vitin 2025, i cili pasqyron nivelin e perceptimit të konsumatorëve mbi cilësinë e shërbimeve, komunikimin dhe reagimin institucional, duke shërbyer si bazë për hartimin e masave të mëtejshme përmirësuese.

Në kuadër të vendimeve të rëndësishme, u miratua edhe Rregullorja për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në ndërmarrje, me qëllim të rregullimit të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm të sistemit të shpërblimeve dhe motivimit të stafit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti rikonfirmuan përkushtimin për avancimin e qeverisjes korporative, forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm dhe ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

KRU “Hidromorava” Sh.A. mbetet e fokusuar në rritjen e performancës, menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, të sigurta dhe të besueshme për të gjithë konsumatorët në zonën e saj të shërbimit./rajonipress/