‘Bombardon’ Alban Meha, gol spektakolar dhe fitore për Konyasporin
Alban Meha ka qenë edhe njëherë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Konyaspor.Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka bërë atë që di më së miri ta bëjë, duke shënuar një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë.
Konyaspor dhe Eskisehirspor ishin duke barazuar 2-2, derisa në minutën e 87-të, u akordua gjuajtje e lirë që për Mehën është si penallti.
Nga rreth 25 metra, Meha goditi fuqishëm dhe shënoi një gol fantastik duke sjellë një gëzim të papërshkrueshëm në tribunat e stadiumit.
Konyaspor arriti fitore 3-2, ndërsa pas këtyre tri pikëve të reja janë ngritur në pozitën e shtatë në tabelë me 19 pikë të tubuara. /Telegrafi/


