Blloku nuk tërhiqet

Edhe pas takimeve të liderëve e tri partive politike, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, që zhvilluan në prani të miqve amerikanë, nuk vërehet të ketë ndonëj lëvizje në drejtim të zhbllokimit të krizës politike.
Përderisa PDK-ja disa herë është shprehur pro bashkëpunimit me subjektet e tjera politike për tejkalimin e ngërçit politik, nga ana tjetër Blloku opozitar LAN dhe ‘Vetëvendosje’ nuk kanë ndryshuar qëndrimet e deritanishme./Kosova Sot/