Fundamenti

Blloku e ka zgjidhur një fije të nyjës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas heqjes dorë nga pretendimet për kreun e Kuvendit, blloku paszgjedhor e ka zgjidhur një fije të nyjës politike, ka thënë analisti Artan Muhaxhiri. Ai vlerëson se pretendimet e bllokut për këtë pozitë ishin joligjore. Sipas tij, tashti është radha e PDK-së të reflektojë në realitetin e ri politik të krijuar, raporton KTV.

Edhe Dren Doli, nga Grupi për Studime Politiko-Juridike, pohon se tashmë nuk ekziston asnjë mundësi që pengon konstituimin e Kuvendit. Doli thotë se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, është legjitime që Partia Demokratike e Kosovës, si parti me më së shumti vota të fituara në zgjedhje, t’u bëjë ftesë partnerëve të tjerë në Kuvendin e Kosovës dhe të kërkojë që të bëjnë koalicionin qeverisës me të.

Partitë e bllokut po e akuzojnë edhe presidenten e vendit, e cila nuk ka ftuar asnjëherë kryesuesen e seancës konstituive, Flora Brovina, që ta thërriste vazhdimin e seancës.

FITORJA

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, thotë se deri tashti nuk e kanë parë presidenten që të ketë bërë diçka për ta zgjidhur ngërçin, por vetëm ka ftuar liderët në takime, por pa dhënë asnjë alternativë, transmeton Koha.net.

Njohësit e çështjeve politike kanë theksuar se nuk ekzistojnë mundësi ligjore për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme për aq kohë sa Kuvendi i Kosovës nuk vendos me votë që të organizojë vendi në zgjedhje apo të shpërndajë vetveten. /KTV/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.