RCCOLA

Bllokohet kompensimi për femrat e dhunuara në luftë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Ende e kujton atë ditë pranvere të vitit 1999, e cila e ndryshoi rrënjësisht jetën e saj, e shkatërroi emocionalisht. 14 vjet më pas, A. G., emër i njohur për redaksinë, vazhdon të ndjejë aromën e neveritshme të paramilitarëve serbë, të cilët e tërhoqën zvarrë dhe e futën në një shtëpi të pabanuar, e dhunuan për disa herë rresht, e lanë ashtu të pavetëdijshme, të shtrirë në dysheme, në mëshirën e askujt.

“Kanë kaluar 14 vite, por mua më duket se ka ndodhur dje, për mu koha nuk ec. Nuk ka ditë që nuk e kujtoj atë moment. As armiku nuk do të doja ta përjetonte atë ndjejnë”, shprehet A. G, sot 35-vjeçare, mësuese në një prej shkollave fillore në një fshat afër Gjakovës, e cila kishte vetëm 21 vjet kur u dhunua nga dy paramilitarë serbë, gjatë

muajit maj të vitit 1999, derisa po shkonte nga shtëpia e prindërve te shtëpia e kushëririt për të marrë ujë të pijshëm.

Gazeta “Zëri” ka rënë në kontakt me këtë grua, sot nënë e një foshnje 5-muajshe, e cila pranoi të flasë me premtimin se emri i saj do t’i mbetet anonim.Për 14 vjet, Qeveria e Kosovës nuk është dëgjuar të ketë shprehur gatishmërinë që të paktën t’u ofrojë ndonjë ndihmë konkrete grave të dhunuara gjatë luftës.

Për herë të parë në muajin mars 2013, me iniciativën e deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, Kuvendi i Kosovës miratoi në parim projektligjin, i cili synon rehabilitimin moral dhe mbështetjen institucionale të atyre që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Por sipas procedurave ligjore, ligji është dashur të miratohet më së largu në muajin maj, ndërsa ende nuk ka kaluar as në lexim të dytë. Opozita ankohet se qeveria me qëllim po e shtyn miratimin e ligjit.

Ankesat e Nenadit

Me projektligj është propozuar beneficion mujor financiar në vlerë prej 250 euro për femrat e dhunuara gjatë luftës.

Ndonëse nuk dihet ende saktë se sa mund të jetë numri i tyre, disa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë ngritur zërin, duke thënë se projektligji mund të mos jetë i përballueshëm për nga kostoja financiare.

Opozita ankohet se kur bëhet fjalë për lukse qeveritare, asnjëherë nuk ka pengesa financiare.

Albana Gashi nga “Vetëvendosje”, thotë se kostoja financiare e këtij ligji përballohet nëse minimizohen lukset e qeveritarëve.

“Tashmë është bërë rutinë që sa herë bëhet fjalë për mirëqenien e qytetarë-ve, zyrtarë të partisë në pushtet, pra të PDK-së, si dhe ministra të Qeverisë Thaçi, të deklarohen kundër këtyre iniciativave me arsyetimin që nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

Mirë-po nuk deklarohen njësoj kur bëhet fjalë për lukset e qeveritarëve. Kostoja financiare e kë-tij ligji përballohet nëse minimizohen lukset e qeveritarëve”, u shpreh Gashi.

Eco Higjiena

Para vetëm një muaji, kur Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, organizoi një debat me përfaqësues të shoqërisë civile, pikërisht për këtë çështje, ishte Nenad Rashiq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili ngriti shqetësimin e kostos financiare për këtë ligj.

“Pengesë për miratim të kë-tij ligji mund të bëhet buxheti. Nuk jam kundër esencës së ligjit, por nuk e dimë sa mund të kushtojë”, ishte shprehur ai.

Pikërisht kostoja financiare e ligjit, ka bërë që i njëjti të vonohet për miratim. Për momentin ligji është në shqyrtim te Komisioni për Punë dhe Mirëqenie Sociale, dhe pas saj ai duhet të kalojë edhe në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

Sali Asllanaj, deputet i LDK-së, dhe anëtar në Komisionin për Buxhet dhe Financa, thotë se nuk është në rregull të ditet para kohe se a do të mund të jetë e përballueshme apo jo kostoja e ligjit, për shkak se ende nuk dihet se sa do të jetë numri i personave të dhunuar gjatë luftës.

Ai pranoi se pikërisht kjo çështje e ka vonuar miratimin e ligjit. “Sipas procedurave, pasi të bëhet leximi i parë i ligjit, më së shumti mund të kalojnë edhe dy muaj deri te leximi i dytë.

Kurse leximi i parë ka kaluar në mars, dhe në këtë rast janë tejkaluar procedurat ligjore, pikërisht për shkak të debateve për çështjen e kostos financiare të saj”, tha Asllanaj.

Sipas tij, komisioni do të shqyrtojë koston financiare të tij dhe beson se nuk do të ketë probleme.

Projektligji është bllokuar me qëllim

Alma Lama, deputete e Kuvendit të Kosovës, njëra prej iniciatorëve më të zëshëm për futjen e këtij ligji në Kuvend, thotë se projektligji është bllokuar nëpër komisionet parlamentare, pasi që nuk ka vullnet politik që ky projektligj të miratohet.

“Është johumane që projektligji, i cili pritet t’u ofrojë njëfarë mbështetje financiare grave të dhunuara, të zvarritet. Gratë e dhunuara janë lënë pas dore që prej përfundimit të luftës, janë viktimat e diskriminimit të shumë shtë, të shoqërisë dhe institucioneve. Është momenti i fundit që ne si përfaqë-sues të popullit të bëjmë diçka për ato, t’i mbështesim financiarisht edhe pse kjo nuk do t’ua shërojë plagët”, u shpreh Lama.

Të kontaktuar nga gazeta, zyrtarë të Qeverisë nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër, u përgjigj shkurt se “nuk ka informata”.

Sidoqoftë, projektligji aktualisht është në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku disa anëtarë aty nuk mendojnë se me qëllim është zvarritur miratimi i tij.

Time Kadriaj, deputete nga AAK dhe anëtare e këtij komisioni, tha për “Zëri”, se ligji është në fazën finale të votimit nga ana e komisionit dhe se diku kah fundi i shtatorit do të kalojë nëpër komisione tjera./zeri/