ROBERT UKAJ

Bllaca dënohet me katër vjet e gjysmë burg

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktvendimin ndaj të pandehurit Nazim Bllaca, i akuzuar për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Ai është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg, raporton “Express’. Atij do t’i llogaritet arresti shtëpiak prej 30 nëntor 2009 deri më 30 nëntor 2010, që i bie që ai ta vuaj dënimin vetëm 3 vjet e gjysmë.

Hidromorava

Gjykata e ka arsyetuar këtë dënim minimal duke marrë për bazë rrethanat lehtësuese të cilat i ka fituar Nazim Bllaca, duke bashkëpunuar me EULEX-in dhe duke pranuar fajësinë për vrasjen e Kllokoqit.

Prokurori ka paraqitur parashtresë me të cilën kërkon arrest shtëpiak për Bllacën. Kjo kërkesë pritet të sqarohet në pjesën e dytë të seancës që pritet të fillojë pas pak.