Mobi Casa

Blero dhe Teuta: Nuk jemi ndarë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe aktorja shqiptare, Teuta Krasniqi, kanë mohuar lajmin se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Blero dhe Teuta, të cilët janë bashkë që nga viti 2009, kanë qenë pjesë e spekulimeve të disa mediave shqiptare, që kanë raportuar për ndarjen e tyre.

Madje, ato kanë shkuar aq larg, sa që kanë folur edhe për finalizim të procedurave ligjore për divorcin e tyre.

Sidoqoftë, Blero dhe Teuta kanë reaguar me një komunikatë të përbashkët, duke e mohuar kategorikisht ndarjen.

Uji Dea

“Të dashur, me që po e shohim që shumë miq tanë janë shqetësuar për lajmin “Ndahen Teuta dhe Blero” dhe vazhdimisht po na shkruajnë e po na pyesin “a është e vërtetë që jeni ndarë” – po e shohim të arsyeshme të ju japim një përgjigje. JO, ne nuk jemi ndarë”.

“Ne vazhdojmë të jetojmë të tre bashkë si deri më tani. Ndërsa sa u përket procedurave administrative besojmë që ato janë çështje tona private. Faleminderit për dashurinë, kujdesin dhe përkrahjen tuaj”, ka bërë të ditur çifti me anë të një komunikate, e cila është publikuar edhe nëpër rrjete sociale.

Blero dhe Teuta Krasniqi kanë qenë një prej çifteve shembull në shoë-bizin shqiptar për familjen e tyre të shëndoshë, edhe pse nuk është hera e parë që janë viktimë e mediave spekulative.

Ata janë prindër të lumtur të një fëmije, vajzës së vogël, Tarës. /Telegrafi/