Hidromorava

Biznesmenët akuzohen për zhvatje

/ 1 minutë lexim

Një prokuror i EULEX-it ka ngritur të premten aktakuzë kundër dy biznesmenëve nga Prishtina, Agim Ademi e Muharrem Rama. Ata ishin arrestuar kohë më parë së bashku me Sami Hamitin, ish-kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinë.

Por derisa më 14 janar 2014, EULEX-i deklaroi se ka pushuar hetimet ndaj Hamitit, të premten ndaj Ademit e Ramës ngriti aktakuzë. Të pandehurit akuzohen për zhvatje në bashkëkryerje dhe ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.

Hidromorava

EULEX-i sqaron se të akuzuarit, mes muajve korrik dhe shtator 2012, e kanë kërcënuar me vrasje një person për ta detyruar atë që t’i sigurojë 30 mijë euro ose një veturë të tipit BMW X5. Kjo në mënyrë që të ushtrojë ndikim të paligjshëm në procesin e vendimmarrjes në komunë për ndryshimin e statusit të një pjese të tokës prej “hapësirë e gjelbër” në “hapësirë për ndërtim”.

“Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një ekip i përbashkët i përbërë prej një prokurori ndërkombëtar dhe një prokurori vendas nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, deklaron EULEX-i.(Tribuna)