RCCOLA

Biznesmenë nga India të interesuar për të investuar edhe në komunën e Kllokotit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kllokot – Kryetari i Komunës së Kllokotit, Streqko Spasiq dhe nënkryetari për komunitete në këtë komunë, Hasan Rashiti, kanë takuar Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Indisë në Kosovë. Nënkryetari për komunitete në këtë komunë Hasan Rashiti, ka falënderuar përzemërsisht Odën Ekonomike të Indisë në Kosovë për interesimin që kanë treguar për të investuar në ekonominë e kësaj komune.

Edhe para një jave kishte ndodhur një takim me biznesmenët nga Oda ekonomike Indi-Kosovë ku ishte biseduar rreth mundësisë së investimeve nga ky institucion në fusha të ndryshme si Bujqësi, Turizëm dhe prodhim të ujit mineral.

Nënkryetari për komunitete në këtë komunë Hasan Rashiti, ka falënderuar përzemërsisht Odën Ekonomike të Indisë në Kosovë për interesimin që kanë treguar për të investuar në ekonominë e kësaj komune, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Gjatë diskutimeve Rashiti ka premtuar mundësi dhe kushte shumë të favorshme për të investuar në këtë komunë, dhe njëkohësisht është zotuar se komuna e Kllokotit do të jep maksimumin për të krijuar lehtësira në harmoni me ligjet dhe sigurinë brenda kompetencave që posedon ajo.

Ai gjithashtu ju ka kujtuar atyre se komuna e Kllokotit është e njohur në regjion për burimin e ujërave termo-minerale.

Delegacioni nga India ka kërkuar përkrahje nga pushteti lokal dhe kanë kërkuar edhe një siguri të investimeve edhe nga qeveria qendrore tha për rajonipress Aziz Zuka zyrtar për informim në Komunën e Kllokotit./rajonipress/