Fundamenti

Bizneset dhe fermerët e Gjilanit po përballen me vështirësi të ndryshme, institucionet komunale do të jenë krahë tyre për zgjidhjen e problemeve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në dëgjimin publik të mbajtur sot me bizneset dhe fermerët, prezantuam planin e investimeve për vitin 2023 në infrastrukturë që i shërben bizneseve, subvencione për fermerët, ulje të taksave komunale, lehtësira në procedurat administrative dhe bashkëpunim të ngushtë ndër-institucional në interes të bizneseve dhe sektorit të bujqësisë, për të nxitur edhe më tej investimet në sektorin privat ka shkruar Riad Rashiti.

Mobi Casa

“Në diskutimet e tyre, afaristë dhe fermerë të Gjilanit kërkuan më shumë investime që i shërbejnë bizneseve dhe fuqizimit të ekonomisë lokale. Përfundimi i autostradës dhe ndërtimi i rrugëve në zonat ku janë bizneset prodhuese ishte njëra nga prioritete e bizneseve të Gjilanit. Ndërsa fermerët e Gjilanit e vlerësuan pozitivisht rritjen e subvencioneve për vitin 2023, ku janë ndarë 310 mijë euro dhe 130 mijë euro për investime kapitale në bujqësi” ka shkruar Riad Rashiti drejtor për buxhet dhe financa./rajonipress/