RCCOLA

Bizneset ankohen për çmimin e shtrenjtë të arkave fiskale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Haki Murtezi ka një lokal të vogël për rregullimin e çelësave në kryeqytet. Ai ka vendosur arkën fiskale, të cilën thotë se e përdor tërë kohën. Mirëpo, çmimi i shtrenjtë kur e bleu dhe ai i mirëmbajtjes së saj është duke i sjellë humbje.

Ndryshe nga kompanitë që merren me shitjen e derivateve dhe ku arkat fiskale duhet të mirëmbahen në vend, Hakiut po i duhet që ta dërgojë vetë arkën për ta rregulluar dhe kjo gjë nuk i ka sjellë ndonjë të mirë, raporton KTV.

Zyrtarë të kompanisë Gekos, e cila ka tregun më të madh të shpërndarjes së arkave fiskale, kanë thënë se çmimet janë të përcaktuara me ligj.

Uji Dea

Sipas të dhënave të ofruara nga kjo kompani del se një biznes duhet të paguajë rreth 100 euro për mirëmbajtjen dhe kontrollet e një arke fiskale.

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë çështje. Kurse Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane kërkon që përmes uljes së tatimeve, të lehtësohet barra e rëndë e procesit të fiskalizimit që po u kushton bizneseve.