Hidromorava

Bitri, çmime për rolin e luajtur në “Dimmi che Destino avro”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aktorja shqiptare Luli Bitri vlerësohet me çmimin Napoli Cultural Classic për Kinematografinë me motivacionin “sepse në karrierën e saj si aktore zgjedh linjën e angazhimit social e jep prova të larta interpretimi, duke shprehur me natyrshmëri dhe thjeshtësi artin e madh. Sepse ka ndërtuar me forcë imazhin e saj si grua në kulturën shqiptare dhe është futur me guxim në kinematografinë italiane”.

Para këtij çmimi, aktorja e njohur shqiptare është vlerësuar dhe me dy çmime të tjera për rolin e luajtur për rolin e Alinës në “Dimmi che destino avrò” me regji të Peter Marcias.

FITORJA

Në Busto Arsizio Film Festival Luli Bitri është vlerësuar si Aktorja më e mirë. Ndërsa në Cagliari, shoqata “Donne al Traguardo” i ka dhënë dhenë çmimin special “Sorellanza 2013” për kontributin e saj në favor të grave të etnisë rome. Kryetarja e shoqatës Silvana Migoni teksa i dorëzoi çmimin u shpreh se: “Luli ka jetuar për disa javë mes komunitetit rom, për të kuptuar gëzimet e hallet dhe me interpretimin e jashtëzakonshëm të rolit të Alinës në “Dimmi che destino avrò” ka ditur t’ia përcjellë ato të tjerëve”.

Filmi “Dimmi che destino avrò” me regji të Peter Marcias-it trajton përplasjen mes kulturave, mes atyre që ndihen vendas e të tjerëve që shihen si të huaj. Luli Bitri ka rolin e protagonistes, Alinës, një vajzë rome e shkolluar në kampin e Sardenjës ku jeton familja e saj. Ajo është transferuar për punë në Paris ku për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. Një ngjarje kronike e kthen në kamp dhe e vë përballë një komisari policie: dy botë që ndeshen, që fillimisht i ruhen njëra-tjetrës e janë të mbyllura secila në vetvete, e më pas njihen e afrohen. /sh/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.