UBT

Bislimi thotë se Serbia refuzoi takimin trepalësh të kryenegociatorëve, i bën thirrje Lajçakut të reagojë ndaj dezinformatave që po bëhen në Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi mediat në Serbi raportuan sot se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd.

Bislimi në reagimin e bërë në “X”, ka ftuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, të mohojë dezinformatat që po bëhen qëllimshëm nga mediat serbe, transmeton Telegrafi.

“Ftoj Lajçakun të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe, ku thuhet në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve”, shkruan ai në “X”.

UBT

Tutje, Bislimi ka thënë se Serbia u mundua të imponojë pika të rendit të ditës “të destinuara për konsum të brendshëm politik”.

“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosura për 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh sipas agjendës së caktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një takim të tillë duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës kryesisht për konsum politik të brendshëm”, ka thënë Bislimi në X.

Ndryshe, Lajçak para pak ditësh vizitoi Kosovën nga ku u shpreh pas takimit me Bislimin se është arritur “pajtimi për takimin e radhës”, duke mos dhënë detaje të tjera. Ndërsa, më 10 shtator, emisari sllovak vizitoi edhe Serbinë “për përgatitjen për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.