ARKATANA

Bislimi thotë se çështja e dinarit u keqpërdorë nga Serbia dhe se urgjenca e tyre ishte false

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia është përpjekur ta keqpërdorë çështjen e dinarit.

Bislimi thotë se kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë institucione të Serbisë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht nuk kam qenë i përfshirë në asnjë diskutim për dinarin. Kam qenë i përfshirë në diskutime për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore për operacione me para të gatshme.

Uji Dea

Ajo që ka ndodhë në Bruksel është kështu: që në takimin e parë ka qenë e qartë një gjë edhe Serbia e ka pranuar këtë, që nuk do të ketë më dërgesa cash të parave në Kosovë dhe që nuk do të ketë më përdorim të dinarit në Kosovë. E kanë pas të qartë dhe janë dakorduar. Prandaj çfarëdo konstatimi pas takimit të parë që ne po diskutojmë për dinarin dhe që ne po kemi progres se palët po përafrojnë qëndrime ka qenë i pasaktë”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri tha se Serbia është përpjekur ta keqpërdorë çështjen e dinarit për me siguru legalizim të prezencës së institucioneve serbe në Kosovë, dhe se ata nuk janë marrë asnjëherë me dinarin.

Bislimi gjithashtu tha se çështja e dinarit u shfrytëzua vetëm sepse ishte Kosova në proces të Këshillit të Evropës, dhe se urgjenca e parashtruar nga Serbia ka qenë false./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.