FIDANISHTJA

Bislimi: Shqiptarët e Luginës, një shekull të fyer

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Në ditën e dytë dhe të fundit të konferencës për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcit, të mbajtur në Institutin Albanologjik, u shtrua çështja e pozitës së shqiptarëve në këto anë, veprimtaria e forcave kombëtare shqiptare në këto zona, me ç’rast u tha ka një shekull që shqiptarët e kësaj ane jetojnë të fyer e të ndier keq.

Daut Bislimi me trajtesën e tij “Veprimtaria e forcave kombëtare shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (1941-2001)”, ka thënë se një pjesë e historisë është shkruar me luftën e shqiptarëve të asaj ane.

“Problemet historike të popullit shqiptar të këtij regjioni, historiografia pseudo-shkencore serbe, një shekull i shtroi mbrapsht, tash e një shekull ata jetojnë të fyer e të ndier keq”, tha Bislimi, duke shtuar se në Preshevën e profesorëve: Ibrahim Kelmendit, Idriz Quzës, Ilman Satnecit, Sadri Sherifit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, nga Bujanovci dhe Medvegja është trajtuar në mënyrë diskriminuese.

Edhe në të dytën ditë të konferencës ku u paraqitën studiues nga Maqedonia, Kosova Lindore e Shqipëria, çështja kryesore rreth së cilës u sollën temat qenë vështirësitë dhe kontributi i shqiptarëve të kësaj ane, qoftë në kulturë e në arsim, në përpjekjet për një tjetër liri, si dhe mundësia e zgjedhjes së çështjes së shqiptarëve të luginës.

Emin Kabashi në trajtesën e tij, foli rreth karakterit kombëtar të luftës së UÇPMB-së, duke thënë se organizimi i luftës në Kosovën Lindore ishte organizim i luftës për lirimin e pjesëve të copëtuara e të pushtuara të gjeografisë kombëtare shqiptare.

Eco Higjiena

“Ka disa arsye pse mund të thuhet se ata luftuan për pjesët e copëtuara shqiptare, së pari lufta e UÇPMB-së është dëshmi e kërkesës historike për liri dhe bashkim kombëtar, së dyti është kërkesë e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar në tërë pjesët e gjeografisë shqiptare, duke ndjekur të vetmen rrugë për ardhjen e lirisë luftën e armatosur”, ka thënë Kabashi.

Kthimin në histori e bëri Qerim Lita, i cili tha se fokus i studimit është koha kur forcat bullgare kishin mbërritur në trojet shqiptare.

“Me arritjen e forcave bullgare në Shkup, Kumanovë, Gjilan, Preshevë, Bujanovc e Medvegj, shqiptarët kanë përjetuar tmerrin. Në këtë kohë në Shkup u themelua lëvizja kombëtare që si qëllim kishte bashkimin kombëtar, të këtyre trojeve me Shqipërinë etnike”, tha Lita.

Ndërkaq, Xhelatin Shala duke folur për çështjen e kryengritjes së vitit 1912 dhe pjesëmarrjen e anës së Preshevës, tha se kontributi i shqiptarëve në këto troje për bashkimin e trojeve shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë ende, me intensitet dhe përkushtim të lartë.

“Në vitin 1912 në mesin e shqiptarëve u paraqit një rrymë e re politike, e cila bënte përpjekje të ndryshme që një luftë e armatosur të arrinte të bënte ribashkimin e tokave të copëtuara për një Shqipëri etnike. Përpjekjet, sakrificat dhe angazhimet e këtyre krahinave shqiptare nuk pushuan asnjë ditë të vetme, si pasojë e këtyre përpjekjeve pushtuesi dhe sistemi i tyre përgjatë viteve 1912-1999 u pasua me presion në vazhdimësi”, tha Xheladini, i cili foli edhe për figurat si Adem Demaçi, Rexhep Barileva Ali Aliu-Presheva./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.