UBT

Reagon shoqëria civile në Luginë: Plani 7-pikësh jo i tejkaluar, por detyrim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Organizatat e shoqërisë civile në Luginën e Preshevës e kanë cilësuar si të papranueshme dhe të dëmshme deklaratën e ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Demo Berisha, i cili gjatë vizitës në Bujanoc tha se “Plani 7-pikësh është tejkaluar”.

Në reagimin e postuar në Facebook, nga Ragmi Mustafi, ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, thuhet se ky plan, i miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013 pas negociatave të gjata dhe me mbështetje të faktorit ndërkombëtar, mbetet dokument detyrues që adreson çështje thelbësore për shqiptarët e Luginës, si përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, përfaqësimi proporcional, arsimi dhe zhvillimi ekonomik.

Mobi Casa

Sipas shoqërisë civile, çdo tentativë për relativizimin e planit nënkupton zvarritje të zbatimit të tij dhe krijim të status quo-së në dëm të qytetarëve shqiptarë. Ata theksojnë se çdo dokument i ri mund të shihet vetëm si shtesë apo aneks, por jo si zëvendësim i Planit 7-pikësh.

Në fund, organizatat bëjnë thirrje për unitet politik dhe shoqëror në Luginë dhe u drejtohen institucioneve vendore, qeverisë së Serbisë dhe faktorëve ndërkombëtarë që të mos shmangin obligimet nga ky plan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.